Çiljeta kapet me kopje

July 4, 2010   | Lajmet / Vijesti

Ciljeta XhilagaKohë më parë kur mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Duty free”, mbase as që mund ta merrte me mend se ajo këngë do të rezultonte me motive të vjedhura nga “Candy man” e Christina Aguiliera. Megjithatë si gjithmonë Çiljeta është e qetë para këtyre surprizave pasi në fund të fundit nuk është ndonjë mëkat i këngëtarit kur kënga rezulton e kopjuar. Por historia përsëritet, dhe kësaj here me reklamën ku ajo u bë protagoniste duke krijuar kësaj here një tjetër kontakt me publikun, me anë të spoteve dhe billbordeve. Reklama ku Çiljeta shfaqet me një pamje shumë seksi, në rroba banjo, është totaliht e kopjuar. Madje të vjen çudi sesi ajo është kopjuar deri në detaje, çdo lëvizje që bën modelja gjermane, bëhet pikë për pikë edhe nga Çiljeta deri tek zgjidhja e rripave të mbathjeve duke krijuar një situatë tejet erotike. Gjithsesi nga komentet e ndryshme në internet fansat duken paksa të mërzitur, pasi iu duket absurde se si nuk është e mundur që të krijohet një spot me ide origjinale, por duhet kopjuar nga fillimi deri në fund.

Panorama Plus
YouTube Preview Image