Promovimi i ofertës turistike të Malit të Zi në Tiran

July 6, 2010   | Ekonomia / Ekonomija

Promovimi i ofertës turistike të Malit të Zi në TiranSot në qendër të Tiranës, në organizim të Organizatës Nacionale Turistike dhe Komunës së Ulqinit, u bë promovimi i ofertës turistike të Malit të Zi, me theks të veçantë i bregdetit të Ulqinit.
Me këtë rast u hodh në qarkullim një numër i madh i materialeve propaganduese ndërkohë që kryetari Komunës së Ulqinit dhe z. Ali Rexha, drejtor i Organizatës turistike patën një sërë takimesh me zyrtarë të atjeshëm si dhe u prononcuan për një numër të madh të medijave të shkruara dhe elektronike.
Gjithnjë kur jemi tek prezantimi i ofertës turistike të shtojmë se ne ditët në vijim në Ulqin do të mbërrijnë disa ekipe televizive të cilët do të përgatisin kronika dhe raporte nga terreni.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga

1