Altuna Sejdiu: Dehem edhe me një gotë verë

July 8, 2010   | Lajmet / Vijesti

Altuna Sejdi - TUNATuna, këngëtarja e cila shquhet për vijën e lakuar të trupit, nuk e konsumon fare kafen, ndërsa alkoolin e preferon shumë rrallë.
“Mund të dehem edhe me një gotë verë të kuqe, e mos të flasim për më shumë.
Atëherë bëhem shumë e keqe, sa që shpesh hyj në konflikte dhe bëj ndonjë skandal”, ka thënë Altuna Sejdiu gjatë një interviste për mediat shqiptare.
Ndërkohë, tashmë që u bënë disa javë nga martesa e saj, Tuna ka treguar se muajin e mjaltit do ta bashkojë me pushimin veror. Sipas Tunës këtë herë bashkëshorti i saj Rilindi do ta zgjedhë vendin e pushimit, ku me siguri do të jetë një vend ekzotik.
“Ka gjasa të jetë Bora Bora, dhe do të shkojmë kah fundi i verës”, ka thënë Tuna.

Telegrafi

YouTube Preview Image