Intervistë me këngtarin nga Ulqini Dritan Maraj

July 10, 2010   | Lajmet / Vijesti

Dritan MarajShum vjet më parë skenës muzikore në Ulqin iu është shtuar edhe një zë i ri, serioz dhe me ambicie shumë të madhe për ardhmen,ai quhet Dritan Maraj.
Ai pas vetes ka tashmë një karrierë të begatë me pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme jo vetëm të karakterit lokal, por edhe kombëtar dhe ndërkombëtar, saqë me këngët pjesëmarrëse në festivale të ndryshme mund të nxjerrë një album të tij.
E veçanta e Dritanit qëndron në faktin se përveç se i bjen kitarës dhe këndon, ai posedon edhe njohuri të konsiderueshme teorike në këto fusha, diçka jo shumë e zakontë për moshën e tij. Ai dallohej për zërin karakteristik, sidomos në interpretimin e tingujve të lartë.
Ai ushtron edhe vallëzimin te koreografi Musa Hoxha.
Se kemi të bëjmë me një fëmijë të kujdesshëm dhe koleksionist të apasionuar dëshmon më së miri fakti se dhoma e tij është shndërruar në një arkiv të vërtetë, të përbërë nga fotografi, kaseta, CD, DVD, çmime të ndryshme, etj., ku është fiksuar çdo pjesëmarrje dhe prezantim i tij në aktivitete dhe festivale të ndryshme.

Lajme nga Ulqini:Sa vjeçar Dritan Maraj ja filloj muzikes dhe si filluat te merreni me muzik?

Dritan Maraj: Me muzike fillova te mirrem ne moshen gjashte vjecare. Qe nga mosha parashkollore fillova te ndjek shkollen e muzikes dhe ne ate moshe mora pjese ne hapjen e Qendres per kulture ku kendova kengen “Lulebore” .

Lajme nga Ulqini: Pse e fillove në këtë kohë muzikën ishte dëshirë jotja apo nxitje nga babai?

Dritan Maraj: Ishte deshira vet deshira ime .

Lajme nga Ulqini: Cili asht Albumi yt i parë dhe sa je i kënaqur me ecurinë e albumit deri ne diten e sotme?

Dritan Maraj: Nuk kam album megjithese kam kenge te mjaftueshme per nje album.

Lajme nga Ulqini: Çdo fillim i karrierës has në vështirësi. Po e kalon edhe ti nëpër këtë periudhë?

Dritan Maraj: Jo, per fat te mire une nuk po kaloj ne kete periudhe edhe se e dija se do kishte ca probleme i perballova te gjtiha.

Lajme nga Ulqini: Ne Ulqin si u vleresua muzika e juaj?

Dritan Maraj: Kenget dhe interpretimet e mija ne Ulqin u vleresuan shume mire ku me kengen “Femijet e botes” mora cmimin e pare per interprtim dhe me kengen “Simfonia e shpirtit” isha dhe fitues i festivalit, por jo vetem ne Ulqin por dhe ne vendet tjera me vleresuan shume mire.

Lajme nga Ulqini: Në publik njihesh si Dritan Maraj per ulqinak apo?

Dritan Maraj : Po sigurisht qe ndihem ne publik per ulqinak dhe pa kete publik nuk do kisha mberritur ne kete situate qe gjindem tani.


Lajme nga Ulqini: Cilat kanë qenë gjërat që ua ka thënë babai që ti të kesh një karrierë të sukseshme?

Dritan Maraj: Nuk duhet te jeshe shume i zeshem per tu degjuar dhe kurr mos u terhiq.

Lajme nga Ulqini: Çfare jane planet tuaja?

Dritan Maraj: Do shohim ne te ardhmen.

Lajme nga Ulqini: Cili është qëllimi yt që ia ke parashtruar vetes për të arritur me muzikë?

Dritan Maraj: Muziken e dua shume dhe e ka vetem hobi.

Lajme nga Ulqini: Gjate kohes se kengëtarit të karierës suaj,a keni marr pjes në ndonjë festival, dhe a keni mare çmime ?


Dritan Maraj:
Po sic e thashe dhe me pare me kengen “Femijet e botes” mora cmimin e pare per interpretim, ndersa me kengen “Simfonija e shpirtit” mora vendin e pare per kompozim. Githashtu mora pjese ne festivalin mbarekombetare te kenges per femije ne Shkoder ku nje vit mora cmimin e trete per interpretim ndersa heren e fundit ku u paraqita me kengen “Ditari” mora cmimin special per interpretim “Inva Mula” dhe vendin e dyte per komponim.

Lajme nga Ulqini: Të duket se në momentin që bëhesh fytyrë publike disa gjëra të censurohen apo?

Dritan Maraj: Jo nuk ka nevoje.

Lajme nga Ulqini :E pëlqen jetën ?

Dritan Maraj:
E pelqej.

Lajme nga Ulqini: Çfarë je duke punuar aktualisht?

Dritan Maraj: Aktualisht jam duke marre nje pauze sezonale.

Lajme nga Ulqini: A keni mendje madhësi kur këndoni?

Dritan Maraj: Jo kendoj thjeshte per publikun tim.

Lajme nga Ulqini: Lexuesit kanë dëshirë të dinë edhe për jetën private. Cila është ajo?

Dritan Maraj: Sigurisht , isha nxenes i shkolles se ulet te muzikes ketu ne Ulqin dhe keshtu qe e ndoqa pothuajse per cdo dite si instrumentin e kitares ashtu dhe solfexhon por kete vit e mbarova ate . Gjithashtu kam dhe hobi tjeter si sportin. Me pelqen futbolli. Por edhe gjuhet i konsideroje si shume te rendesishme ne jete ku jam dhe njohes shume i mire i gjuhese gjermane dhe fitues i cmimit te pare ne gara shkollore dhe kombetare. Thjeshte mundohem qe ta planifikoj ne nje menyre te mire.

Lajme nga Ulqini: Ne te ardhmen, ç’fare projekte keni në muzikën e juaj?


Dritan Maraj:
Tani per tani vetem kendoj per qefin tim, ndersa me vone do shohim.

Lajme nga Ulqini : Kur duhet ta presim një video spot nga ju ?

Dritan Maraj: Besoj qe ne te ardhmen.

Ju faleminderit per kete bisede dhe kenaqsia ime , per kohen qe vendoset ne dispozicion per Lajmet nga Ulqini?

Lajme nga Ulqini


YouTube Preview Image