Çiljeta, pas 5 vjetësh, ministre…!

July 16, 2010   | Lajmet / Vijesti

ciljeta_berisha.1Tashmë ajo nuk e fsheh aspak se bindjet e saj politike janë aq të forta, sa e mendon të ardhmen, pse jo, edhe duke drejtuar ndonjë dikaster të rëndësishëm. Gjatë një interviste, Çiljeta Xhilaga ka pohuar se ndoshta pas pesë vitesh dëshiron ta shohë veten si ministre, por gjithmonë kjo mbetet një dëshirë, edhe pse artistja është diplomuar pikërisht për Shkenca Politike. Ndërkaq ajo ka ndryshuar shumë edhe gardërobën e saj, një sakrificë jo e vogël për politikën. Për sa i takon jetës së saj private, ajo vazhdon të ndihet e lumtur, ndërsa për planet e një martese të mundshme, ajo shprehet se ndoshta mbas disa vjetësh, atëherë kur të ketë krijuar një garanci financiare, do të vendosë për martesën, pasi dasma tipike shqiptare bën pjesë në preferencat e këngëtares.


YouTube Preview Image