Genta Ismajli mohon mediat: Jam beqare

July 16, 2010   | Lajmet / Vijesti

genta ismajliPas ndarjes nga Miloti, mediat ne Shqiperi dhe Kosove jane perpjekur me çdo kusht t’i gjejne nje te dashur kengetares bukuroshe, Genta Ismajli, por ajo thote se ende nuk nje te dashur.
Ne nje inteviste per suplementin “Summer Pages”, Genta thote se jeta private ka kaluar ne nje plan te dyte, pasi per momentin ka vendosur qe t’i perkushtohet vetem karrieres se saj si kengetare.
“Nuk kam te dashur, jam singell. Aktualisht po punoj me shume perkushtim per kenge te reja. Kenga e re “Shkune tune”, e cila erdhi si bashkepunim me kengetarin Labinot Tahiri, eshte lansuar tashme ne tregun shqiptar dhe aktualisht po punoj per klipin e ri”.
Genta ka bere gjithashtu edhe nje koment per fotot qe jane publikuar ne profilin e saj ne facebook, ne te cilat ajo shfaqet nen shoqerine e nje djali simpatik. “Djali me te cilin kam dale ne foto, eshte djali i dajes tim”, – tregon Genta.
Pjesemarrja ne konkursin e vallezimit “Dancing with the stars” i mori jo pak kohe kengetares kosovare. Andaj, gjate kesaj kohe asaj i duhet te rikuperoje kohen e humbur me kenge dhe videoklipe te reja. Nderkaq vera eshte nje stine e ngjeshur me koncerte per te gjithe kengetaret, e sigurisht e tille eshte edhe per Genten.
Ne intervisten e fundit qe ka dhene per “Gazeta Shqiptare”, Genta ka shprehur deshiren per te realizuar nje tur gjigant koncertesh gjate kesaj vere ne te gjitha trevat shqipfolese, perfshire ketu edhe Shqiperine. Ajo do te udhetoje drejt Ulqinit, per shkak te nje koncerti qe do te mbaje atje per te gjithe fansat e saj.


Balkanweb

YouTube Preview Image