Ismet Karamanaga në Radio Elitë

July 16, 2010   | Reportazh / Reportaža

Ismet Karamanaga ne Radio Elitë.2Radio” Elita” është Radio e parë e pavarur private në Ulqin. E themeluar në vitin 2003, dhe e udhëhequr nga dy gazetarë të njohur, Vera dhe Zenel Katana, kjo radio prej vitesh është bërë një ndër radiot më të njohura në hapsirën mbarëshqiptare dhe më gjërë. Radio Elita është e njohur për larminë e emisioneve në fusha të ndryshme. Nepërmes ksaj radioje kanë defilluar dhe kanë qenë të pranishëm, studius të fushave të ndryshme, eksperte dhe njohës të situatave. Personazhë të njohur nga politika, arti dhe kultura, turizmi, sporti dhe në lami të ndryshme nga vendi dhe nga bota kanë marrë pjesë në emisione të organizuar nga Radio Elita…Mendoj se rëndësi të veçante Radio Elita i kushton emisioneve që kanë të bejnë më trashëgimine kulturore të qytetit të Ulqinit.
Kalaja 2500 vjeçare me një trashigmi të famëshme, si përmendore kulturo historike e kategorisë së parë, por edhe Shasi apo Svaçi, krojet dhe nonumente të shumta janë bërë objekt shqyrtimi në emisionet e kësaj radioje. Çdo gjë gërshetohet me muzikë të zgjedhur me shumë shije. Radio Elita, është një radio që pëlqehet shumë jo vetëm nga qytetarët e Ulqinit por edhe nga një numër i madhë i mysafierëve të cilët kanë dëgjuar për realizime të sukseshme që ka bërë, veçmas ata që lidhen me personalitete të ndryshme botërore që kanë kaluar dhe kanë vizituar Ulqinin si Arnold v. Harf, etj.
Po ashtu dua të theksoj se Vera dhe Zenel Katana, edhe në shkollën e mesme janë dalluar, dhe prandaj jam i mendimit si profesori i tyre, se nuk është për të çuditur pse Radio Elita funkcionon me kaqë suksesë.
Më në fund dua të themë edhe diçka , çka duhet të përmendet dhe të theksohet. Si pas mendimit tim modest, Zenel Katana është një ndër moderatotet më të mirë jo vetëm në Mal të Zi , por edhe më gjërë. Njohës dhe studius i mirë i gjuhës Shqipe, fletë dhe reciton më një gjuhë të pastërt dhe të bukur..Në emisione të Radio Elitës ku flitet për Kalanë tonë,.. në hapje soleme të Skenës verore, në Sheshin e Servantesit, në Panairin e librit, në Festivale të muzikës për fëmi dhe në çdo shfaqe … gjithmonë është dhe duhet të jetë i pranishëm zëri i Zenel Katanës, sepse, ai më zërin e tij pasuron dhe e ngrit gjithçka me lartë.

Ismet Karamanaga Facebook


http://www.hoteldolcino.com/video/zaweb.flv