Kumtes e KNSH për mendimin e GJND për Kosovën

July 31, 2010   | Shoqëria / Društvo

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN  NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 36 / 10

Ulqin, më  26. 07. 2010

KUMTESË  PËR  OPINION

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, përshëndet Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare  të Drejtësisë në Hagë e cila u shpreh, pro Ligjëshmërisë së Pamvarsisë së Kosovës.

KNSH vlerëson se mendimi i GjND-së si Institucion ma i lartë i Drejtësisë Ndërkombëtare, e vulosi përfundimisht,  luftën e drejtë e të mundimshme qindravjeçare të popullit të Kosovës dhe udhëheqësve të saj, për liri e pavarësi, që solli  formimin e Shtetit  të Pavarur të  Kosovës,  dhe hapë rrugë për njohje të reja të Kosovës- shtet .

Mendimi i GJND-së, përveç rikonfirmimit të së Drejtës Ndërkombëtare të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe integritetit teritorial të saj, hap një perspektivë të re, për Kosovën e rajonin, por edhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi.

Me këtë opinion të Gjykatës Ndërkombëtare , perspektiva Europiane dhe Euroatlantike e Kosovës është e padiskutueshme.

Urojmë që populli i Kosovës dhe  udhëheqësia e  saj, që prej  sot, edhe më me përkushtim të punojnë për forcimin e Institucioneve të shtetit, sepse vetëm  e tillë , Kosova do të jetë partner  me Shtetet demokratike të botës, që e përkrahin.

Prandaj, ne shqiptarët në Malin e Zi ashtu sikur të gjithë shqiptarët kudo janë, gëzohemi  për Kosovën,  dhe  me plot  të drejtë presim  përkrahjen e saj, në favor të mbrojtjes , afirmimit dhe realizimit  i të drejtave tona  nacionale,  kulturore  dhe interesave të tjera të shqiptarëve si popull autokton në trojet e veta etnike  në Malin e Zi.

Me këtë rast KNSH, telegram urimi i ka dërguar Presidentit të Kosovës, z.Fatmir Sejdiut; Kryeparlamentarit , z.Jakup Krasniqi dhe Kryeministrit ,z.Hashim Thaçi.

Kryetari,

Tahir  Tahiri