Vizita ambasadorit kroat ne Ulqin

August 4, 2010   | Ngjarjet - Events, Politika

Ulqin, 03.08.2010

Ambasadori i Kroacisë zotëri Peter Turcinovic vizitoi Ulqinin me ftesë të kryetarit të partisë Forca zotëri Nazif Cungut dhe u njoftoi me punën, aktivitetet programore dhe qëllimet e partisë.

Vëmendje të veçantë Forca ia dedikoi problemit të pozitës së pakicave në Mal të Zi, dhe paraqiti qëndrimet e tyre në mënyrë që të përmirësohet statusi i tyre duke ndjekur shembullin e vendeve ne regjion sikur Kroacia në miratimin dhe zbatimin e ligjeve për bashkësitë nacionale.

Pas bisedimeve me udhëheqjen e partisë, ambasadori Tur?inovi? mbajti një prezantim para disa anëtarëve të Forcës dhe i njoftoi me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe përcolli përvojat e Kroacisë në këtë drejtim. Ambasadori ishte e hapur edhe për pyetjet dhe komentet për të gjithë të pranishmit.

Pas një takimi të suksesshëm zotëri Turcinovic me krerët e Forcës vizitoi disa lokalitete të Ulqinit sikur Valdanosi dhe Plazhi Madh.

Shërbimi Informativ i Forcës


1