Afërdita e mësoi kalërimin në Amerikë

August 15, 2010   | Lajmet / Vijesti

Tiranë, 11 gusht – Afërdita Dreshaj, shqiptaren nga Mali i Zi, shumë nga lexuesit e Bluetooth e njohin si fotomodele, këngëtare, shoqëruese e parë e Miss Shqipëria 2007 dhe mbi të gjitha, si të fejuar të këngëtarit Shpat Kasapi. E njohin edhe si këngëtare, por vetëm me pak repertor në këtë zhanër.
Aktualisht, Afërdita 22 vjeçare po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku po korr sukses të padiskutueshëm në fushën e modës. Këtë gusht Afërdita është zgjedhur në kopertinën e Styleline, revistë mode që botohet në SHBA. Në një set fotografish shumë të veçanta, Afërdita gjendet mbi kalë dhe pozon me veshjet e reja për këtë rast.
Ajo nuk ka hipur asnjëherë mbi kalë përveç këtij seti fotosh dhe, për më tepër, është tepër e frikësuar prej tyre. I janë dashur shumë ditë punë që të mësohet me kalin, aq më tepër që do të ishte imazhi i revistës “Styleline” dhe patjetër duhej të mësonte kalërimin, të paktën për disa shkrepje fotosh.

KOHA NET
YouTube Preview Image