Elvana Gjata, bionde dhe punk girl ne klipin e ri

August 15, 2010   | Lajmet / Vijesti

Elvana Gjata prezanton hitin e dytë për këtë verë. Kënga super e bukur, look-u super mahnitës, bashkëpunimi super interesant… ”Mamani nejen”, i këngëtares Elvana Gjata me rreperin nga Kosova, Fuga, ka bërë që të dëgjohet në të gjithë diskotekat shqiptare këto netë të nxehta vera. Ndonëse klipi ka vetëm pak ditë që është publikuar, impakti që ka lënë tek publiku është i padiskutueshëm. Dy ditë nga hedhja e kripit në youtube videoja është klikuar gati 35 mijë herë, dhe nuk kanë munguar komentet. Në stacionet televizive muzikore shqiptare kënga transmetohet shumë shpesh. Në klip, Elvana vjen kompletësisht e transformuar, si një bjonde sensuale. Në fragmente të tjera si një \”punk girl\”. Muzika mban si çdo herë tjetër firmën e Flori Mumajesit, i cili në videoklip shfaqet duke mbajtur kufjet në vesh.

Revista Bluetooth
YouTube Preview Image