Luigj Shkrela: Zgjedhjet e reja, tashmë opcion real

August 15, 2010   | Politika

Kryetari i këshillit komunal të PDS-së në ulqin, Luigj Shkrela, paralajmëron mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në komunën e ulqinit.
Ulqin – Kryetari i Këshillit komunal të Partisë Demokratike Socliaste dhe deputeti i kësaj partie Luigj Shkrela ka paralajmëruar se në Ulqin me siguri do të mbahen zgjedhjet e reja lokale. Megjithëse kanë kaluar më shumë se dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, asnjë forcë politike nuk ka arritur të formojë shumicën parlamentare për të qeverisur Ulqinin në katër vitet e ardhshme. Në zgjedhjet e mbajtura më 23 maj, më së shumti mandate këshilltarësh (14) ka fituar koalicioni “Për Ulqinin Evropian”, i përbërë nga UDSH dhe PDS. Për krijimin e shumicës në parlamentin lokal, këtij koalicioni i nevojiten edhe tre këshilltarë. Ndërsa bisedimet me PPD-në e cila ka fituar dy këshilltarë në zgjedhjet e fundit kanë rezultuar me sukses, bisedimet me PSD-në deri tani kanë rezultuar të pasuksesshme. “Ata kërkojnë kryetarin e Kuvendit, ndërsa ne në marrëveshjen parazgjedhore me UDSH-në kemi porositur se ky post na takon neve. Nuk mund ta nënçmoni PDS-së. Nuk shoh asnjë logjikë politike as jetësore që ata kanë të drejtë, ndërsa unë jo”, ka thënë Shkrela. Në “lojë” ka qenë edhe koalicioni i Forcës së Re Demokratike me PSD-në. Deputeti Genci Nimanbegu ka thënë se formimin e këtij koalicioni e kanë penguar në Podgoricë. “Këshilli komunal i PSD-së në Ulqin ka dashur që neve të na krijojë shumicën, por kolegët e tyre në nivelin shtetëror vlerësojnë se kjo nuk është mirë për Ulqinin”, ka thënë ai. Nimanbegu mendon se zgjedhjet e reja janë opcioni më i mirë. “Ne edhe kemi kërkuar që mandatet t’u kthehen këshilltarëve. Shihet se pushteti ekzekutiv nuk ka fituar mbështetjen e qytetarëve, ndërsa askush nuk don të shkojë me qejf në koalicion me to”, ka thënë ai.

Kohapress