Për shtetësinë malazeze – gjysmë milionë ero investime

August 15, 2010   | Rajoni / Region

Me këtë hap, Mali i Zi dëshiron që të nxitë kompanitë e mëdha që të transferojnë selitë e tyre të firmave në shtet dhe të bëjnë teknologji të reja, inovacione që ta avancoinë transferin e dijeve të domosdoshme dhe mjeshtërie dhe të krijojnë mundësi të reja për punësim.
– Si pjesë e procesit kualifikues për marrjen e shtetësisë malazeze njerëzit duhet që të investojnë të paktën 500.000 euro në Mal të Zi prej të cilave një pjesë e mjeteve do të paguhen drejpëdrejt në llogari shtetërore, është publikuar në ueb-sajtin e Qeverisë së Malit të Zi për ndryshimin e kritereve për marrjen e shtetësisë.
Sipas Qeverisë, praktikë të tillë kanë Austria, Kanadaja dhe SHBA-ja, me qëllim që të tërhiqen investues të pasur të huaj.
Me këtë hap, Mali i Zi dëshiron që të nxitë kompanitë e mëdha që të transferojnë selitë e tyre të firmave në shtet dhe të bëjnë teknologji të reja, inovacione që ta avancoinë transferin e dijeve të domosdoshme dhe mjeshtërie dhe të krijojnë mundësi të reja për punësim.
Qeveria do të punojë me firmat më të njohura botërore si dhe kompanitë konsultative që të krijojë kushte që mundësia për marrjen e shtetësisë malazeze t’i jepet atyre biznesmenëve që kanë biografi jokontestuese dhe biografi me kredibilitet në biznes dhe do të kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë malazeze.
Mali i Zi e mban të drejtën diskrete në rast edhe të mendimit pozitiv të refuzojë të japë shtetës.

Yllpress