Mali i Zi, 600 milionë euro nga turizmi

August 16, 2010   | Opinione

Podgoricë, 15 gusht – Në Mal të Zi gjenden aktualisht 120 675 turistë, që është 16 % më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë, ka njoftuar Ministria malazeze e Turizmit.
Gati gjysma e tyre janë në rivierën e Budvës – 58 mijë turistë, ku ka dhe më së shumti të huaj, 51 mijë.
Mali i Zi pret që gjatë këtij viti nga turizmi të përfitojë 600 milionë euro, që është 25 % më shumë se një vit më parë.

KOHA NET


YouTube Preview Image