Arrestohen në Ulqin të dyshimtit për vrasje në Vragoli

August 20, 2010   | Shtypi / Mediji

Dy të dyshimtët për vrasjen në Vragoli të Fushë- Kosovës, janë arrestuar në Ulqin dhe janë dëbuar në Kosovë, ka raportuar KTV. Dorëzim- pranimi  është bërë ndërmjet dy policive në pikën kufitare të Kullës. Shaqir Kuçi, 19 vjeç dhe Alfred Zylfaj, 22- vjeçar, të dyshimtë për vrasjen dhe grabitjen në fshatin Vragoli të Fushë- Kosovës, janë arrestuar në orët e hershme të së enjtes nga policia malaziase. Arrestimi i tyre, është bërë i mundur, falë bashkëpunimit të qytetarëve, ka thënë zyrtarë të policisë. Policia e Kosovës më pas kishte njoftuar policinë malaziase dhe në bashkëpunim me ta, brenda një kohë të shkurtër janë arrestuar. Majori Emin Beqiri, drejtor rajonal i PK-së për Prishtinë, ka treguar se si është bërë arrestimi i tyre. Ndërsa Veton Elshani, zyrtar në Policinë e Kosovës, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me autoritete malaziase. Dy të dyshimtët, më 3 të këtij muaji, kishin grabitur dhe më pas kishin vrarë Rasim Gashin, 60- vjeçar nga Vragolia e Fushë Kosovës. Pak orë pas vrasjes, policia kishte arrestuar një person, afër vendit të ngjarjes, në një automjet BMW me targa KS, i dyshimtë se kishte lidhje me dy grabitësit, të cilët e kishin kryer vrasjen.

KOHA NET
http://www.upravapolicije.com/cms/mestoZaUploadFajlove/policijausluzbigradjana.flv