Zbritje çmimi në hotelet e “Rivierës së Ulqinit” 24€ – 34€

August 20, 2010   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Gjysmë pansioni 24€ deri 34€ mvaret nga hoteli në Rivierën e Ulqini

Sa kushton të shijosh Ulqinin në Muajin gusht dhe shtator

Për të pas efekt disuazif turizmi normal duhet të ulen edhe  çmimet.Prandaj prej momentit që po e vendosim kët shkres fillon edhe zbritja e çmimeve në hotelet e Rivierës se Ulqinit.
Ulqini asht i vendosur në një pozitë gjeografike fantastike, në qytetin bregdetar të Ulqinit mund të zgjedhësh mes plazheve ranore dhe atyre shkëmbore. I vendosur përgjatë gjirit nga qyteti shpaloset Buna, ndarësi i detit Jon me atë Adriatik. Një pushues ka shumë mundësi zgjedhjeje në Ulqin.
Mund të zgjedhë plazhet apo të shkojë në mal, në freskun e mrekullueshëm të Ulqinit. Çmimet në hotelet e Ulqinit, nuk janë shumë të larta.Gjysmë pansioni sillet prej 24 euro deri në 33 euro në ditë per person.
Hotelet plotësojnë thuajse të gjitha kërkesat e pushuesve. Dhomat janë komode, me kondicioner, televizor, si dhe minibar. Ndërkohë të gjitha hotelet kanë dhe restorantet e tyre, ku serviren llojet e ndryshme të prodhimeve të detit Ulqinak.

Plazhi më popullor i qytetit është vendosur në dalje të tij nga vendi që quhet “Tropikana”. Por një pushues që ka makinë mund të shëtisë edhe më tej, në Bunë larg në plazhet e mrekullueshme buzë Adriatikut sikurse Copakabana,Tony Grill,Safari etj. Edhe Buna që është fshati turistik më i afërt i Ulqinit ka një plazh të mrekullueshëm dhe mjafton të bësh vetëm 10 minuta rrugë me makinë për të parë sa afër je me Natyrë të mrekullushme ku bashkohet uji i detit dhe uji i lumit buna i cili shkon përkrah detit, që në ato anë bëhet uji edhe më blu. Një pushues që vendos të kalojë pushimet në Ulqin e që nuk e duron vapën mund të shkojë të drekojë në restorantet që jan pran detit me një çmim shumë të volitshëm, ku e pret peshku sa që ka dal nga deti ulqinak. Në Ulqin mund t’a themi me plot gojën që gatuhet mrekulli. Në Bunë jan lokale që shumica e njohin si restorantet e Bunes, ku mund të hahet peshk i freskët e fruta deti që mund t’i zgjedhësh vetë sipas dëshirës. Një vend tjetër i preferuar për pushuesit është edhe restorantet në kala te Ulqinit, një kodër që ndodhet thuajse në mes të qytetit e cila të ofron një panoramë të mrekullueshme me pamje ne det.

Nëse je pushues në Ulqin ia vlen të bësh një xhiro në mbrëmje në bulevardin kryesor të qytetit. Rreth qëndrës tregtare janë ndërtuar lokale mjaft të mira dhe që popullohen mjaft jo vetëm nga të rinjtë por edhe nga familjarët.Ulqini tashmë e ka rifituar qetësinë dhe të gjithë pushuesit mund të qëndrojnë nëpër lokale deri në orët e para të mëngjesit. Shumica e diskotekave në Ulqin paralajmërojnë se janë për familjarë dhe per te rinj, çka të jep menjëherë një lloj sigurie. “Discoteka Fama”, është njëra nga diskotekat e ngritura buzë detit ulqinak, diskotekë verore, mjaft e populluar nga të rinj,diskotekë kjo “Me Pishin” që është sërisht verore por që frekuentohet më shumë nga mosha e re. Po kështu edhe brenda qytetit ka diskoteka e lokale që qëndrojnë deri vonë hapur sikurse Bukurija e Ulqinit ku këndon Sinan Vllasaliu,në Restaurantin Royal ku këndon Meta dhe krejt estrada Kosovare,në Restorantin Hollegro ku çdo ditë ndrohen këngetaret te estrades kosovare dhe në Belveder ku këndon kengtarja Gjyste Vulaj .
HTP Ulcinjska Rivijera

Lajme nga Ulqini