Kombinatorika politike në sezonin veror

August 21, 2010   | Ekonomia / Ekonomija

Nuk mund të themi që kemi përparuar mjaft për nga oferta turistike, por si duket me këtë ofertë janë mësuar edhe mysafirët edhe vetë vendasit, kështu që nga ky aspekt nuk ka ndonjë vërejtje serioze.
Skena politike në komunën e Ulqinit ende duket e turbullt.Edhepse zgjedhjet kanë mbaruar tash sa kohë, ende nuk shihet drita në fund të tunelit dhe ende nuk është formuar shumica qeverisëse.Si duket partitë duke luajtur me kombinimet e veta politike apo kuazipolitike apo pse jo edhe lojra politike, nuk po i japin fund këtij ankthi politik në skenën e Ulqinit.Edhepse sezoni turistik është në kulmin e vetë,edhepse mund të jemi të kënaqur me numrin e vizitorëve ,por ndoshta jo edhe me të ardhurat,por siç thuhet gjithçka është relative e jo absolute,andaj ashtu duhet marrur edhe të dhënat zyrtare si dhe impresionet e e vetë qiradhënësve dhe vetë qytetarëve të Ulqinit.Në këtë vërshim turistik kryesisht nga Kosova,mund ti falënderohemi pik së pari autostradës moderne Prizren –Durrës, e cila ka shkurtuar rrugën veç për disa orë.Para disa ditësh piva kafe me një turist kosovar, i cili më tha që është e paimagjinueshme që tashë mund të vimë në Ulqin vetëm për uikend dhe të kthehemi në shtëpi.Kjo përpara ka qenë e pamundur dhe ky fakt normalisht gëzon edhe kosovarët edhe ulqinakët. Nuk mund të themi që kemi përparuar mjaft për nga oferta turistike , por si duket me këtë ofertë janë mësuar edhe mysafirët edhe vetë vendasit, kështu që nga ky aspekt nuk ka ndonjë vërejtje seioze. Në këto momente që jamë duke e shkruar këtë tekst,me siguri do ti jepet zgjidhja ngërçit politik në skenën politike të Ulqinit. Ose do të jetë formuar shumica qeverisëse, ose do të shkohet në zgjedhje të reja. Por, aty nuk ështëpoenta. Poenta është që qytetarët janë ende nën impresionet dhe me ato premtime si më parë. Investime të panumërta, punësime, hotele të reja, dhe infrastrukturë moderne. Vështirë se tashmë populli i mësuar me kësi premtimesh, do të bijë në po të njëjtën grackë. Populli është i vetëdijshëm që nomenklatura politike e Ulqinit duhet ti sillet qytetarit,ulqinakut. Duhet ti sillet Ulqinit. Vetëm atëherë kur ta ndjerë çdo gur të kalldramit të Kalasë dhe të bedenave të sajë të moçme si të vetin, vetëm atëherë kur edhe rrugët dhe qyteti të ndërtohet në një qytet bashkëkohorë modern bregdetar dhe ta kuptojnë këtë politikanët tanë,atëherë nuk do të kemi fjalë dhe premtime boshe pa perspektivë dhe pa një vizion të qartë zhvillimor. Besojmë që politikanët tanë e përjetojnë Ulqinin si të vetin dhe e duan atë sikur oborret e shtëpive të tyre dhe do të jenë koshient dhe me një masë të lartë të përgjegjësisë për këtë qytet të lashtë. Do të kenë dashuri për këtë vend aqë të begatë dhe të cilit Zoti nuk i ka lanë kusur. Shpresojmë dhe presim. Pikëpamjet e shprehura në faqet opinione &
Populli është i vetëdijshëm që nomenklatura politike e Ulqinit duhet ti sillet qytetarit,ulqinakut. Duhet ti sillet Ulqinit. Vetëm atëherë kur ta ndjerë çdo gur të kalldramit të Kalasë dhe të bedenave të sajë të moçme si të vetin, vetëm atëherë kur edhe rrugët dhe qyteti të ndërtohet në një qytet bashkëkohorë modern bregdetar dhe ta kuptojnë këtë politikanët tanë,atëherë nuk do të kemi fjalë dhe premtime boshe pa perspektivë dhe pa një vizion të qartë zhvillimor.

Enver Mollabeqiri – Eno
Koha Javore
YouTube Preview Image