Vesa Luma përfundon turneun, jetë nate në Prishtinë me shoqe

August 21, 2010   | Lajmet / Vijesti

Pasi është rikthyer në Prishtinë, Vesa menjëherë ka vazhduar të shijojë jetën e natës, por jo në shoqëri të ndonjë djaloshi. Si zakonisht këngëtarja shihet e shoqëruar nga mikeshat dhe motrat e saj
Këngëtarja Vesa Luma u ka dhënë fund për këtë sezon koncerteve dhe mbrëmjeve muzikore, të cilat ishin në numër të madh duke mos u ndalur me kaq, sepse pas disa muajve do të fillojnë aktivitetet e reja. Ajo është rikthyer në Prishtinë e lodhur dhe e stresuar, derisa ishte në disa koncerte në bregdetin shqiptar , duke shfrytëzuar këtë kohë dhe për pushim e plazh.

Këngëtarja është shumë e kënaqur nga ky turne, pasi ishte i stërngarkuar për këtë sezon dhe rikthimi në shtëpi do ta bëjë që ajo të çlodhet pranë familjes për të risjellë në treg ndonjë material të ri muzikor. Vesa është akoma prezente tek publiku me këngët e saj të fundit “Amanet” si dhe duetin remix “Aj aj aj” në bashkëpunim me Dj Blunt dhe Real 1, këngë këto shumë të kërkuara nëpër diskoteka dhe pube.

Pasi është rikthyer në Prishtinë, Vesa menjëherë ka vazhduar të shijojë jetën e natës, por jo në shoqëri të ndonjë djaloshi. Si zakonisht këngëtarja shihet e shoqëruar nga mikeshat dhe motrat e saj.

Yllpress

YouTube Preview Image