Fansi i çmendur i Elvanës

August 26, 2010   | Lajmet / Vijesti

Është seksi, e bukur, e ëmbël dhe mbi të gjitha është një nga këngëtaret e reja më të mira shqiptare. Edhe pse me vonesë këtë verë Elvana Gjata lançoi një pas një dy këngë që kanë marrë menjëherë pëlqimin e audiencës. Pas këngës “A ke ti zemër” ajo u shfaq në bashkëpunim me reperin kosovar Fuga, në këngën “Mamani nejen”, ndërsa pritet të sjellë edhe një surprizë të re për fansat e saj.

Por sot, Elvana do ta vijë në një tjetër këndvështrim. Pushimet verore! Në fakt nuk mund të quhen mirëfilli kështu, pasi është një fundjavë dhe plazhi ka ardhur pas një nate punë, ku Elvana ka kënduar. Edhe këtë herë këngëtarja ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj, ku ka qëndruar në ambientet e “Mira Mare”. Por, çfarë ndodhi gjatë natës së koncertit të Elvanës?!

Siç na ka treguar një burim për “Bluetooth” në lokal ka qenë edhe një djalosh, fans i betuar i Elvanës. Djaloshi jo vetëm që ka takuar idhullin e tij, por ai dinte përmendësh gjithë këngët e këngëtares, gjë që ka befasuar Elvanën, po aq sa edhe ne, kur i ka treguar asaj se në varësen e tij ai mbante një medaljon ku ishte pikërisht portreti i këngëtares. Të nesërmen gjatë ditës në plazh, fansi ka marrë edhe një motor uji, për t’i bërë një xhiro këngëtares së tij të preferuar. Dhurata që i ka bërë fansi e ka kënaqur jo vetëm këngëtaren por edhe prindërit e saj, të cilët e shoqëronin çdo çast Elvanën.

Bluetooth
YouTube Preview Image

1