Noizy aventura e një nate me Enxhin, ajo u fiksua pas meje

August 29, 2010   | Lajmet / Vijesti

Reperi i njohur tregon se si u njoh me agjenten e “BB3”, modelen simpatike 21-vjeçare dhe pse nuk funksionoi lidhja.

Një çift i përfolur të dashuruarish që i bëri kuriozë të gjithë se çfarë i kishte lidhur me njëri-tjetrin, modelen 21- vjeçare Enxhi Kamenica dhe reperin 24-vjeçar, Noizy. Si ishin njohur dy personazhet tashmë publikë dhe çfarë lidhjeje kanë krijuar me njëri-tjetrin. Noizy, me një karrierë si boksier “streefight” në Angli tashmë me shumë këngë në treg tregon në këtë intervistë të vërtetën e njohjes me Enxhin, agjenten e “Big Brother 3”
Noizy është shkruar për një histori dashurie mes teje dhe Enxhit të BB3. Po jetoni vërtet një lidhje pasionante?
Në fakt nuk bëhet fjalë për një lidhje. E vërteta me Enxhin ishte thjesht një “One night stand”, dhe asgjë më shumë. Që nga ajo natë kemi mbetur miq të mirë.
Si ndodhi që u njohët me Enxhin, ku u takuat për herë të parë?
Me Enxhin jam njohur në një natë të ftohtë në Durrës. (qesh) Në fakt unë Enxhin nuk e njihja më parë, pasi kam qenë i angazhuar me koncerte dhe nuk e kam ndjekur asnjëherë “Big Brother 3”, aty dhe ku ajo është bërë e njohur, mesa di. Unë jetoj me familjen në Durrës dhe një natë ajo më telefonoi duke mu prezantuar si drejtoreshë marketingu e një reviste mode. Më tha se ishte e interesuar të bënte një intervistë me mua. Në fakt u çudita që me telefonoi aq vonë, pasi pashë që ora ishte 12:00 e natës. Gjithsesi e prita në takim në Durrës, biseduam, ndodhi diçka mes nesh dhe ishte pikërisht ajo nata e parë dhe e vetme për ne të dy…


Më pas çfarë ndodhi, nuk u takuat më?

Më pas ishte ajo që u afeksionua shumë pas meje, por unë nuk jam për lidhje…
Përse nuk mund të krijoje një lidhje stabël me Enxhin?
Po Enxhi është shumë njeri i mirë dhe e dua si shoqe, por për momentin nuk mund të krijoj lidhje me askënd. Jam totalisht duke iu përkushtuar muzikës, që më detyron të jem gjithë kohës në lëvizje për koncerte në gjithë botën.
Si do ta përshkruaje Enxhin, çfarë tipi vajze është shfaqur tek ti?
Enxhi “prej Korçe” është e paparë, mendoj se është njeri shumë i mirë dhe e respektoj jashtë mase. Sa herë flas me të bëj shaka duke i folur në dialektin korçar: “Po ti pe Korçe je me?”
Pas kthimit tënd nga Anglia dhe suksesit si këngëtar në Shqipëri në fakt nuk jeni përfolur për ndonjë lidhje. Çfarë marrëdhëniesh krijon me femrat, si sillesh me to?
Për momentin s’jam i dashuruar, edhe për një kohë shumë të gjatë me sa shoh s’kam për të qenë i dashuruar. Nga eksperiencat e mia kam kuptuar se ka femra që fiksohen, por unë s’i lejoj të bien në dashuri me mua, e as unë me to sepse kam punë për të bërë dhe s’jam gati për lidhje stabël.
Do të veçoje ndonjë histori të gjatë me ndonjë vajzë këtu Shqipëri, pas kthimit nga Anglia?
Lidhja ime më e gjatë këtu në Shqipëri ka qenë gjashtë muaj me missin nga Kosova, Sabrie Idrizaj. Kjo ishte lidhja e dytë e gjatë pas lidhjes 5- vjeçare me mamin e vajzës sime Leandrës.
Siç e përmendët dhe vetë nga bashkëjetesa në Angli, ju jeni babai i një vajzë të vogël, përbën problem për femrat ky fakt kur afrohen tek ti?
Kur kam dalë një herë me vajzën time Leandrën në Durrës dhe me një qenush pit bull dy muajsh, thashë se vdiqën femrat. Të them të drejtën Leandra ime e bukur më ka hap më shumë punë, pasi të gjitha femrat që njoh, afeksionohen dhe më shumë kur mësojnë që jam baba dhe duan shumë të kenë një beb si ajo (qesh).
Ndërkohë shumë fansa ke bërë për vete me muzikën, po punoni për publikimin e ndonjë albumi të ri këtë vjeshtë?
Kam përfunduar shumë këngë dhe në muajin shtator do të publikoj çdo ditë një këngë të re falas në youtube, që do të thotë 30 këngë për 30 ditë.
Duket se jeta jote ka tani ka ndryshuar kryekëput nga jeta në Angli, dikur një boksier dhe tani një reper me famë. Çfarë do të veçoje nga e shkuara jote?
E vërtetë që jeta ime i ngjan një filmi. Madje mund të zbuloj një sekret këtu. Një regjisore italiane pasi ka ndjekur klipet e mia në youtube është intriguar, dhe këto muaj erdhi në Shqipëri dhe realizoi një film dokumentar me jetën time, në kontekstin e një djali të ri shqiptar dhe gjithë aventurat e tij. Ka dalë një film shumë interesant dhe që shumë shpejt do të transmetohet në kanalet televizive europiane.

PanoramaPlus

YouTube Preview Image

1