Gëzim Hajdinaga uroi sot nxënësit fillimin e vitit shkollor

August 31, 2010   | Lajmet / Vijesti

Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga uroi sot nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës sonë me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2010- 2011

Në mesazhin e Kryetarit ndër të tjera thuhet:

Të dashur nxënës, të dashur prindër, të respektuar mësues,
më lejoni t’ju uroj të gjithë nxënësve,  të të gjitha cikleve, e në veçanti atyre që për të parën herë ulen në bankat e shkollës, një vit mësimor të suksesshëm, gjithashtu edhe mësuesve suksese në misionin e tyre të vyer.

Duke u pasuruar me dije, Ulqini mund të prosperojë e të ketë një të ardhme të ndritshme, nëpërmjet arsimit, ne do të jemi pjesë e familjes europiane dhe euroatlantike, ku synojmë dhe aspirojmë të futemi.

Edhe njëherë unë ju uroj nga zemra suksese për vitin e ri shkollor!

Sinqerisht i juaji,

Gëzim Hajdinaga

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga