Bashkëpunim i mirë i FTK-së dhe KT “Bellevue”

September 1, 2010   | Sporti / Sport

Ndërmjet Federatës së Tenisit të Kosovës dhe Klubit të Tenisit “Bellevue” ekziston një bashkëpunim i mirë që prej hapjes së këtij klubi. Hadërgjonaj thotë se trajnerët e licensuar nga Kosova kanë punuar vitin e kaluar por edhe tani vazhdojnë të ndihmojnë në stërvitjet e ngritjes së cilësisë të tenistëve të rinj nga Ulqini.
Kjo është hera e parë që organizohet kësaj grupmoshe jashtë Kosovës. Në të marrin pjesë 21 tenistë të moshës 10-16 vjeç, shtatë prej të cilëve femra. Udhëheqësi i këtij kampi, Jeton Hadërgjonaj, nënkryetar i Federatës së Tenisit të Kosovës, thotë se e kanë përzgjedhur Ulqinin për mbajtjen e tij pasi që në Kosovë nuk ka një kompleks të tillë të mirë të terreneve
Federata e Tenisit të Kosovës po mban në kompleksin sportiv të Klubit të Tenisit “Bellevue” në Ulqin që prej të shtunës Kampin rezidencial njëjavor të tenistëve nga Kosova nën moshën 16 vjeç. Kjo është hera e parë që organizohet një kamp i tillë për tenistët e kësaj grupmoshe jashtë Kosovës. Në të marrin pjesë 21 tenistë të moshës 10-16 vjeç, shtatë prej të cilëve femra Udhëheqësi i këtij kampi, Jeton Hadërgjonaj, nënkryetar i Federatës së Tenisit të Kosovës, thotë se e kanë përzgjedhur Ulqinin për mbajtjen e tij pasi që në Kosovë nuk ka një kompleks të tillë të mirë të terreneve. Një arsye tjetër, sipas tij, janë edhe “lidhjet vëllazërore me shqiptarët e Ulqinit”. Hadërgjonaj shprehet i kënaqur me kushtet që ofron kompleksi sportiv i KT “Bellevue”, terrenet sportive dhe stafin e këtij klubi. Organizimi i kampit ka për qëllim përgatitjen sa më profesionale të tenistëve të kësaj grupmoshe. “Synimi i organizimit të kampit është përgatitja sa më profesionale e tenistëve të rinj nga Kosova në katër aspekte: teknika, taktika, përgatitja fizike dhe ajo psiqike, si dhe adaptimi i tyre me punën shtesë për garat dhe turnetë ndërkombëtare, ku tenistët nga Kosova deri tani nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë”, thotë Hadërgjonaj. Stërvitjet zgjasin pesë orë në ditë dhe ato zhvillohen sipas programeve më të reja. Në punën e tij Hadërgjonaj ndihmohet edhe nga tre trajnerë të tjerë të licensuar: Arsim Haxhishabani, Burim Çitaku dhe Granit Bajraliu. Kampi rezidencial po mbahet me mbështetjen financiare të Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

I.Kallaba
Koha Javore