KACEMJA – Mashtrim dhe abuzimin e madh

September 1, 2010   | Shoqëria / Društvo

DEKLARATË:

Ulqin, 31.08.2010
Nr: 143 / 2010

E japim sot këtë deklaratë, për të treguar  se stuhia e djeshmë demaskoi mashtrimin dhe abuzimin e madh të marinës së Ulqinit dhe nxorrin në shesh edhe njëherë paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e pushtetit aktual sebashku me te mirat detare kur bëhet fjalë për administrimin e parave të taksapaguesve. Shumë qytetarët e Ulqinit kanë qenë dëshmitarë gjatë mbrëmjes dhe natës së djeshme të mosfunksionimit të marinës së ndërtuar në ran ( ne kaceme ) e cila nuk i ofronte fare mbrojtje barkave të lidhura nga valet e detit. Të gjithë pronarët e barkave u mobilizuan mbrëmë për të siguruar pronën e tyre dhe një pjesë e mirë e tyre i nxorri fare barkat nga marina e marrinave për ti shpëtuar nga shkatërrimi.

Kur kjo marinë nuk ia doli të ofronte sigurinë e barkave në gusht, mund të imagjinohet lehtë çfarë mund të ndodhte në mes të dimrit.  Që në fillim Forca ka shprehur dyshimet e saja lidhur me marine ne kaceme dhe e ka ditur që ky projekt është bërë për t’iu hedhur hi syve qytetarëve duke maskuar mashtrimin me premtimin elektoral që u bë për  kinse ndërtimin e një marine moderne qindramilionëshe në Lima.

Forca e ka kundërshtuar ndërtimin e marinës së Plazhit të Vogël sepse  rrezikonte pastërtinë e ujit përreth duke larguar pushuesit tradicional prej aty e duke kërcënuar seriozisht të ardhmen e  biznesit të zonës. Ky projekt është ndërtuar në mënyrë arrogante duke shpërfillur vullnetin e banorëve përderisa nuk janë organizuar shqyrtime publike për të. Përpos kësaj Forca ka shprehur shqetësimin për faktin që projekti cënon trashëgiminë kulturore e monumentale të Ulqinit pasi nuk shkonte në harmoni me kalanë. Për më tepër Forca ka shprehur rezerva të mëdha edhe për vetë cilësinë e projektit, për pasigurinë e lokacionit së zgjedhur për të ndërtuar marinën, për faktin që projekti nuk kishte parashikuar infrastrukturën përkatëse përmbushëse si për shembull pompa karburanti apo rrugë, dhe ajo që është më e rëndësishme, për faktin që ajo që është ndërtuar kushton shumë herë më pak sesa kostoja prej 1.2 milionë euro që kanë paguar qytetarët.

Ngjarja e djeshme ka vërtetuar plotesisht dyshimet dhe akuzat e forcës dhe kanë dëshmuar që prapa këtij projekti ekziston një aferë korruptive që meriton të dalë para ligjit.

Forca e Re Demokratike i bën thirrje prokurorisë dhe institucioneve të tjera përkatëse që ta shqyrtojnë sa më shpejtë këtë projekt. Forca kërkon mbrojtjen e pronarëve të barkave si dhe kërkon vënien e personave përgjegjës për këtë projekt abuziv sa më shpejt para ligjit.

Shërbimi për informim i Forcës
YouTube Preview Image