Në Grykën e Bunës rrënohen vilat e jashtëligjshme

September 3, 2010   | Shtypi / Mediji

Ulqin, 3 shtator – Pronarët e vilave në Grykën e Bunës, të cilët nuk kanë shprehur gatishmëri për të nënshkruar kontratë për shfrytëzimin e pronës shtetërore, do të ballafaqohen me ligjin, atyre do t’u rrënohen objektet e ngritur jashtëligjshëm.

Sipas ndihmësdrejtorit të Ndërmarrjes Publike “Të mirat e detit”, me seli në Budvë që menaxhon me bregdetin malazias, Veselin Vujinoviq se ekskavatorët tashmë ndodhen në breg të lumit ndërkufitar Buna, ku uzurpimet dhe ndërtimet pa leje kanë krijuar gjendje kaotike arkitektonike dhe mjedisore.

Ai shton se nga 442 objekte, vetëm 220 sosh kanë deponuar kërkesa për të nënshkruar kontratë, dhe ato vitin e ardhshëm do të përfshihen në Programin e objekteve të përkohshme.

Pronarët, varësisht nga madhësia e godinës dhe karakteri i tyre, janë “kulla peshkatarësh”, apo vila grandioze disakatëshe, hotele, duhet të paguajnë nga 150 deri në 5.000 euro në vit.

Në këtë kompleks që ka devastuar ambientin më emblematik të bregdetit të Ulqinit, pjesa dërmuese e pronarëve nuk janë nga Ulqini, por nga vendet e ndryshme të ish-shtetit jugosllav, por edhe nga shtete të ndryshme të Evropës Lindore dhe Perëndimore.

Zëvendësdrejtori i NP “Të mirat e detit”, nuk përmend saktësisht datë se kur do të fillojë rrënimi i objekteve, megjithatë, KosovaLive jozyrtarisht mëson se kjo mund të jetë 1 tetori.

Kjo ndërmarrje edhe më parë disa herë publikisht ka ftuar pronarët e ndërtesave të ndërtuara ilegalisht që të paraqesin vilat e tyre, por këtë nuk e kanë bërë dot, edhe pse janë kërcënuar me rrënimin e tyre.

KOHA NET
YouTube Preview Image