Dinosha: Bisedimet ende nuk kanë përfunduar
September 5, 2010 | Politika
UDSH dhe PDS ende nuk i kanë përfunduar bisedimet për pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet lokale në Ulqin të caktuar për me 17 tetor. Nga PDS me parë është paralajmëruar se kjo parti mund të dal edhe e vetme në zgjedhjet në Ulqin.
Kryetari i UDSH Ferhat Dinosha theksoi se partia e tij gjithnjë llogarit në bashkëpunimin me PDS pa marr para sysh formën e pjesëmarrjes në zgjedhje.
Sipas fjalëve të tij UDSH është duke vlerësuar nëse do të ishte mirë që koalicioni aktual me PDS të zgjerohet me bllokun e partive të gatshme për bashkëpunim. Në pyetjen nëse UDSH është i gatshëm të marr pjesë vetëm në zgjedhje, Dinosha u shpreh optimist.
RTCG





