Nora, s’ka ndërmend të martohet

September 5, 2010   | Lajmet / Vijesti

Nora Istrefi ka premtuar edhe një videoklip të ri muajin e ardhshëm, sapo të shijojë ca kohë pushim nga vera e ngjeshur. “Momentalisht jam duke pushuar, por besoj se pas një muaji do të lansoj edhe një video-klip të ri”, ka thënë Nora për media.

Këngëtarja kosovare, e cila javë më parë realizoi videoklipin në bashkëpunim me hip-hop grupin TDS, është shprehur se është shumë e kënaqur me suksesin e këngës.
“Bashkëpunimi me grupin ‘TDS’ ka rrjedhur shumë natyrshëm. Ndërsa sa i përket martesës, Nora ka thënë se njëherë përnjëherë nuk ka asnjë plan, por sigurisht se në të ardhmen e afërt ajo do ta kurorëzojë fejesën e saj me Robertin edhe me martesë.

Ekonomisti

YouTube Preview Image