Rovena Stefa, sezoni i dështuar dhe “zhvatja” e kosovarëve

September 5, 2010   | Lajmet / Vijesti

Krejt rastësisht në Durrës në fundjavën e kaluar, pikërisht më datën 29 Gusht, kur këngëtarja shqiptare Rovena Stefa organizonte shown e fundit të saj të mbylljes së sezonit veror të këtij viti, duke përshëndetur kosovarët nga Peja, Gjakova, Prishtina, Prizreni… e duke kënduar vetë Rovena, në klubin e saj, live për të gjithë ata që do të linin pushimet. E ta merrte mendja, se për një këngëtare si Rovena, klubi do të ishte mbushur plot me njerëz.

Por sa hyje te një portë e sajuar, ku të priste e motra e Rovenës, të shfaqej një vend gjigand, me postera të Rovenës gjithandej, por që gjithë e gjithë brenda klubit, ishin vetëm nja 20 a 30 vetë. Epo ndoshta me kohën do të vinin, dhe ky ishte mendimi i parë që të vinte në mend.

Rovena këndonte e këndonte pa pushim, këngë nga Shqipëria e këngë nga Kosova, por askush nuk dukej te porta. Dhe me vete pyet se pse. Por sa përfundon birrën e parë, kërkon faturën: e c’të shohësh, një birrë te klubi i Rovenës kushton jo pak, por plot 7000 lekë, dhe bëhej fjalë për të njëjtën birrë që me shumicë e gjen vetëm 700 lekë të vjetra.

Sigurisht, dikush do të thotë se është lokali i saj, zgjedhje e këngëtares, dhe kush do ta dëgjojë live duke kënduar, do të duhet të pranonte edhe çmimet e kripura të klubit. Por njerëzit, që sot nuk janë “budallenj” e kishin bërë zgjedhjen e tyre.

Bluetooth

YouTube Preview Image