Afërdita Dreshaj thotë vetëm puthëm

September 10, 2010   | Lajmet / Vijesti

Afërdita Dreshaj së shpejti do të pushtojë ekranet e televizioneve shqiptare me videoklipin e ri, që do të titullohet “Just kiss me”

Bukuroshja nga Mali i Zi po qëndron këto ditë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, për të përfunduar realizimin e videoklipit më të ri. Klipi do të synojë të promovojë albumit e parë të saj, “Just kiss me”, të cilin titull e mban edhe vetë kënga. Muzika e këngës është punuar nga Florian Mumajesi ndërsa teksti i MC Beka.

“Është një këngë ritmike dhe shumë e bukur, ndërsa klipi është realizuar nga MAX production. Ai pritet të hidhet shpejt në treg dhe shpresoj që të pëlqehet nga publiku”, ka thënë Dreshaj.

Telegrafi
YouTube Preview Image