Jeta e Noizyt në nje film dokumentar

September 10, 2010   | Lajmet / Vijesti

Reperi Noizy, qe ka pas vehtes një karrierë si boksier “streefight” në Angli tashmë ka shumë këngë hite në tregun muzikor shqiptar dhe cilesohet si nje nga reperet me te mire.

Jeta e tij tani ka ndryshuar kryekëput nga jeta në Angli. Kete e ka pranuar edhe vete Noziy, i cili ne nje interviste dhene mediave shqiptare ka zbuluar se jeta e tij shume shpejt do te shfaqet si film.

”E vërtetë që jeta ime i ngjan një filmi. Madje mund të zbuloj një sekret këtu. Një regjisore italiane pasi ka ndjekur klipet e mia në youtube është intriguar, dhe këto muaj erdhi në Shqipëri dhe realizoi një film dokumentar me jetën time, në kontekstin e një djali të ri shqiptar dhe gjithë aventurat e tij.

Ka dalë një film shumë interesant dhe që shumë shpejt do të transmetohet në kanalet televizive evropiane”.

Reperi ka nje vajze 5 vjeçare, qe quhet Leandra, nga bashkëjetesa me nje femer gjate kohes sa ka qendruarar në Angli.
YouTube Preview Image

4