Rrezart Cungu përsëri triumfoi

September 13, 2010   | Sporti / Sport


Në turneun dyditorë të tenisit për grupmoshën 12-vjeçare që u mbajt fundjavën e kaluar në Tivar, përsëri triumfoi Rrezart Cungu. Në xhiron e parë mundi Andrija Peroviq 9:0, pastaj Milosh Millunoviq 9:3, Vlladimir Boshkoviq 9:1, në gjysëmfinale mundi Vllado Konjeviq me rezultatin 9:6 dhe kështu mbërriti deri në finale. Në finale u takua me Maksim Miqkoviq nga Nikshiqi të cilin e mundi ne tiebreak (tajbrejk) me rezultatin 9:8. Me fitoren ndaj Miqkoviqit ,Cungu do të fitoi 220 poen.Finalja ishte një spektakël I paparë për këtë grupmoshë të cilin e ka përcjellur një numër I madh I publikut nga Tivari, Ulqini dhe Nikshiqi. Ky është një sukses i madhë për Rrezartin si dhe për klubin e tenisit “Bellevue” nga Ulqini.
Turneu I radhës do të mbahet në terenet e KT “Bellevue” në Ulqin me datën 25-26 Shtator.

Ulqin, 13.09.2010
KT ”Bellevue”

3