PDS në Ulqin do të marr pjesë në zgjedhjet lokale vetëm

September 15, 2010   | Shtypi / Mediji

Në zgjedhjet lokale në Ulqin asnjë parti nuk do të arrijë të marr pushtetin, vlerësoi sot kryetari i Këshillit të PDS për Ulqinin Luigj Shkreli.

Logjika imponon se as PDS dhe asnjë parti tjetër nuk mund të marr pushtetin absolut në Ulqin, pa hyrë në koalicion. Ne në nivelin lokal tash disa vjet jemi partner me UDSH, deklaroi Shkreli.

Ai theksoi se me vendimin që PDS të marr pjesë vetëm në zgjedhjet në Ulqin nuk do të thotë edhe shpërbërje e koalicionit me askënd. Shkreli theksoi se nuk përjashton asnjë parti e cila do të gjendet në rrugë të njëjtë, për stabilizimin e skenës politike në Ulqin dhe valorizimin e të gjithë faktorëve të cilët e bëjnë Ulqinin destinacion të njohur dhe të pranuar.

Ai theksoi këtu se nënkupton infrastrukturën dhe valorizimin e Adës në Bunë dhe të Plazhit të Madh.

RTCG