Hana Cakuli-A.Gaçe-F.Krelani,të shkurtra, por me zë të fuqishëm

September 16, 2010   | Lajmet / Vijesti

Një tjetër emër po aq potente në skenë është edhe këngëtarja nga Ulqini, Hana Cakuli, e cila çdo ditë e më shumë është presjet në mbrëmje “live”, e cila gjithnjë mahnitë publikun me energjinë dhe zërin e saj të veçantë.
Kur Barbara Streisend u ngjit për herë të parë në skenë, ajo që më së shumti la përshtypje ishte imazhi i saj prej një vajze të thjeshtë dhe të zakonshme, por ishte zëri i saj i fuqishëm dhe karakteristik, që ndryshoi opinionin për të bukurën. Kjo vlen edhe për një numër të madh të këngëtareve të skenës shqiptare, si Aurela Gaçe, Flaka Krelani, Teuta Kurti etj., janë disa nga emrat më të njohur të skenës sonë, që spikasin për timbrin e fuqishëm dhe të veçantë.

Jo gjithçka ka të bëjë me pamjen fizike dhe mbi të gjitha me bukurinë. Tashmë jemi mësuar që në skenë, televizione apo në festivale të shohim “fytyra të reja”, të cilat më shumë ngjasojnë në modele pasarelash, sesa në këngëtare të mirëfillta. Megjithatë ky trend nuk është i pranishëm vetëm në vendin tonë, por edhe në skenat e njohura botërore. Shpeshherë duket sikur arti është shndërruar në diçka tjetër, që është larg konceptit të vlerave dhe në kjo pikërisht në muzikë.

Sidoqoftë skena shqiptare ka mjaft emra të spikatur qoftë në muzikë, film apo teatër. Përkundër pamjes së zakonshme dhe origjinalitetit të tyre artistik, këngëtaret si Aurela Gaçe, Irma Libohova apo e madhja Nexhmije Pagarusha, janë figura që asnjëherë nuk kanë reshtur të jenë të pranishme në skenë, duke mahnitur gjithmonë audiencën me zërin e tyre të fuqishëm dhe unik dhe një gjë të tillë e dëshmojnë sa herë që prezantohen para nesh.

Të pa konkurrencë në këtë drejtim janë edhe figura tjera të njohura të muzikës, të cilat i kemi përzgjedhur në top-listën e këngëtareve të shkurtra me zërin më të fuqishëm, si Flaka Krelani, Teuta Kurti, Hana Cakuli etj.

Cilat janë të famshmet e shkurtra të skenës shqiptare?

Kur Barbara Streisend u ngjit për herë të parë në skenë, ajo që më së shumti la përshtypje ishte imazhi i saj prej një vajze të thjeshtë dhe të zakonshme, që deri në atë moment nuk ishte parë në botën e shou-bizit. Por ishte zëri i saj i fuqishëm dhe karakteristik, që ndryshoi opinionin për të bukurën, gjë që ndodhi edhe me të madhen Areta Franklin, një nga këngëtaret më të njohura në botë.

Që bukuria qëndron në brendësi, vlen edhe për një numër të madh të këngëtareve të njohura të skenës shqiptare. Irma Libohova është një nga zërat me të veçantë që janë ngjitur ndonjëherë në skenë. Modeste, e këndshme dhe mbi të gjitha një artiste e kompletuar, ajo rrëmbeu zemrën e publikut me thjeshtësinë dhe pamjen e saj të zakonshme, të cilat vetëm sa e plotësojnë një artiste të talentuar siç është ajo.

Një tjetër emër po aq i njohur është edhe këngëtarja vlonjate Aurela Gaçe, e cila sërish dëshmoi se është një nga zërat më të fuqishëm që ka skena shqiptare. Në koncertin e fundit që mbajti në një nga klubet e Prishtinës, u pa dhe fuqia e saj artistike gjatë këndimit “live”, që zgjati pa ndërprerje më shumë se dy orë. Nën ekzaltimin e publikut dhe zërin e saj të mrekullueshëm, kryeqyteti të paktën për një natë u shndërrua në vendin më të këndshëm larg zhurmës së përditshme e mbi të gjitha pa ‘këngëtarët’ që nuk shkojnë askund pa CD.

Një emër gjithashtu i spikatur në skenën tonë është edhe Adelina Thaçi, e cila është vlerësuar shpesh herë me çmime të ndryshme dhe është cilësuar si një nga këngëtaret më të mira aktuale në trevat shqiptare, nga kritikët dhe njerëzit e artit.

Energjike, shpërthyese dhe mbizotëruese në skenë është padyshim edhe këngëtarja Flaka Krelani. Ajo ishte një nga konkurrentet më të forta në projektin e njohur shqiptar për zbulimin e talenteve të reja, “Ethet e së premtes”, ku u veçua për paraqitjen dhe zërin e saj të rrallë. Tashmë 20 vjeçare, ajo ka spikatur në skenat e muzikës për timbrin unik dhe gëzon simpatinë e publikut për këngët e saj të njohura si “Jeta kërkon dashuri”, “Nuk mundem”, “Le të bëhet ç’të dojë” etj. Dhe pikërisht suksesi dhe dashuria që Flaka Krelani ka për muzikën, janë një nga arsyet kryesore që posedojnë artistët vlerave.

Tingujt vijnë ndryshe kur në skenë ngjitet Teuta Kurti. Ajo bëri kthesë në shijet e publikut dhe kultivimin e muzikës shqiptare. Me një stil tejet interesant që vetëm këngëtarët botërorë kanë guximin ta shpalosin, Teuta këtë e realizoi në skenën shqiptare duke treguar edhe njëherë se është një nga zërat më të fuqishëm dhe një ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare.

Një tjetër emër po aq potente në skenë është edhe këngëtarja nga Ulqini, Hana Cakuli, e cila çdo ditë e më shumë është presjet në mbrëmje “live”, e cila gjithnjë mahnitë publikun me energjinë dhe zërin e saj të veçantë.

Natyrisht që listës sonë i mungojnë edhe emra të tjerë, edhe të gjinisë së kundërt, megjithatë vlerat e vërteta gjithmonë dalin në pah…

Besa Dodaj
Yllpress


YouTube Preview Image

1