Komplet fletoresh për nxënësit e shkollave fillore në Ulqin

September 19, 2010   | Shoqëria / Društvo

Edhe një aksion donacioni i policisë kufitare në brezin kufitar mali i zi – shqipëri në trevën e komunës së Uqinit në kuadër të projektit “Policia në komunitet”
kufitare Mali i Zi – Shqipëri në trevën e komunës së Ulqinit kanë realizuar edhe një donacion në kuadër të zbatimit të projektit “Policia në komunitet”. Në fillim të këtij muaji, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, pjesëtarët e policisë kufitare Hasan Gjenasheviq, Dejan Razhnatoviq, Gzim Taipoviq dhe Shemsadin Kasnecoviq ju dhuruan nxënësve të ciklit të ulët të shkollave fillore përgjatë brezit kufitar me Republikën e Shqipërisë nga një komplet me fletore. Ky donacion u mundësua nga sektori i policisë kufitare dhe Zyra e OSBE-së në Podgoricë. Ata ju uruan nxënësve dhe mësimdhënësve suksese në mësime dhe vit të mbarë shkollor. Sipas tyre, ky aksion i policisë kufitare dëshmon edhe njëherë përkushtimin e saj për një bashkëpunim të hapur me komunitetin dhe krijimin e një partneriteti të dyanshëm, përkushtimin e saj për avancimin e reputacionint në popullatë dhe afirmimin e rolit të policisë si shërbim në interes dhe dobi të qytetarëve.

Kohapress