Ana e Malit: Trevë me trashëgimi shumë të pasur kulturore

September 22, 2010   | Reportazh / Reportaža
 Foto nga Arhiva  Dino Zeneli

Foto nga Arhiva Dino Zeneli

Foto nga Arhiva Haxhi Zeneli

Për hir të dashurisë dhe përkushtimit për t’u arsimuar, nga treva e Anës së Malit kanë dalë shumë intelektualë e specialistë të profileve të ndryshme. Disa prej tyre kanë bërë emër në disa fusha, jo vetëm në hapësirën mbarëkombëtare, por edhe atë ndërkombëtare. Numri i tyre është aq i gjatë, saqë nuk po përmend emrin e asnjërit prej tyre nga droja se do të harroja ndonjërin. E rëndësishme të theksohet gjithsesi është fakti se numri i intelektualëve nga Ana e Malit po vjen e shtohet nga viti në vit. Një numër i konsiderueshëm i të rinjve nga kjo anë kanë diplomuar në universitetet e Shqipërisë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë duke ndjekur studimet në këto universitete. Ky interesim kaq i madh I studentëve nga Ana e Malit për të studiuar në Shqipëri u bë I mundur sidomos me hapjen e kalimit kufitar në Muriqan.

Veprimtaria kulturore

Foto nga Arhiva Dino Zeneli

Foto nga Arhiva Sammy Zeneli

Sipas të dhënave të kolegut dhe bashkëpunëtorit tim shumëvjeçar, Sabri Halilit nga fshati Krythë, për fat të keq në Anë të Malit për një kohë të gjatë nuk ka pasur veprimtari të organizuara kulturore. Prej vitit 1945 mund të thuhet se ka pasur disa sprova për të organizuar ndonjë veprimtari kulturore, por në frymën e kohës së “vëllazërim bashkimit”, sepse patjetër është dashur të këndohen edhe këngë për “heronjtë” e luftës si dhe këngë e valle sllave. Një situatë e tillë ka vazhduar deri kah mesi I viteve 80 – të. Në këtë kohë studentët, si dhe ata që tashmë kishin diplomuar në Universitetin e Prishtinës, u bënë bartës të veprimtarive dhe organizimeve kulturore në Anë të Malit. Gjatë këtij dhjetëvjetëshi (1970 – 1980), në Anë të Malit u themeluan tri shoqëri kulturore artistike: “Buna” në Katërkollë (1970), “Zgjimi” (1979) në Sukubinë dh e “Lipoja” (1975) në Krythë.
Këto tri SHKA në atë kohë patën një veprimtari të dendur artistike. Koncertet e shfaqura në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi u pritën shumë mirë nga shikuesit. Përveç veprimtarive vendore, grupe nga këto treva morën pjesë edhe në veprimtari gjithëkombëtare dhe ndërkombëtare. Duhen përmendur: Festivali Mbarëkombëtar në Berat, Festivali folklorik në Ulqin, Festivali Ballkanik i Folklorit në Ohër dhe Festivali Mbarëkombëtar në Gjirokastër. Veprimtaria e këtyre SHKA – ve ishte e madhe në kultivimin e këngës dhe valles anamalase si dhe afirmimin e vlerave të mirëfillta kombëtare. Pas vitit 1980, filloi rënia ose një pasivitet i këtyreshoqërive.

Në pasivitetin e tyre ndikuan ngjarjet e viti 1981 në Kosovë. Pas demonstrative në Kosovë, edhe në Anë të Malit filluan të ashtuquajturat “diferencime” politike. Në këtë valë të “diferencimeve” e pësuan edhe disa nga anëtarët e këtyre shoqërive, kurse disa të tjerë u detyruan të pezullojnë ose ta pakësojnë veprimtarinë e vet. Qysh rej më shumë se 20 vitesh këto shoqëri aktivizohen vetëm në raste të rralla. Pra, veprimtaria e tyre është sporadike dhe e paorganizuar. Duhet përmendur edhe Trupan e Teatrit të fëmijëve që ka filluar nga puna në vitin 1996 e që, përveç shfaqjeve që ka dhënë në Ulqin e Anë të Malit, ka marrë pjesë edhe në estivalin e fëmijëve në Mitrovicë, në vitin 1997.
Këto vitet e fundit veprimtaritë kulturore janë shumë të pakta, për të mos thënë se nuk ka fare. Pra, kemi një situatë tepër shqetësuese. Përveç kësaj, mendoj se më shqetësuese është përkujdesja ndaj onumenteve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Në Anë të Malit ka mjaft monumente të kulturës shqiptare, por që dalëngadalë po shkatërrohen. Kjo trevë ka një trashëgimi shumë të pasur kulturore, por që, çdo ditë e më shumë, po mbetet në harresë. Vlerat e kësaj trashëgimie janë të paçmueshme, por fitohet përshtypja që për këto vlera nuk kujdeset askush, apo pak kush. Rastet sporadike të ngritjes së zërit për ruajtjen e kultivimin e vlerave të kësaj treve, shpesh bien në vesh të shurdhër ose trajtohen si lypsarë.
Nuk teprohet nëse thuhet se kemi të ëjmë me një harresë kolektive, por që herët a vonë ka për të na u kthyer si bumerang. Duhet shpresuar që do të na zgjohet kujtesa, jo vetëm individuale, por edhe kolektive, sepse duke kujtuar të kaluarën, traditat tona, trashëgiminë tonë, kulturën tonë, atëherë, patjetër ardhmja do të jetë më e mirë, më e ndritur dhe më shpresëdhënëse.( shënim i Sabri Halilit).
Foto nga Arhiva Dino Zeneli

Foto nga Arhiva Dino Zeneli

Gjekë Gjonaj
Koha  Javore


YouTube Preview Image

1