Fejohet kengetarja Ingrid Gjoni

September 22, 2010   | Lajmet / Vijesti

Nuk e dimë ende nëse në një të ardhme të afërt do të ketë martesë, por miq pranë çiftit kanë thënë se prej disa kohësh ata po planifikojnë angazhimin serioz ndaj njëri-tjetrit
Këngëtarja seksi Ingrid Gjoni ka ndërruar status këto ditë. Siç është raportuar edhe pak ditë më parë, ajo mësohet se bashkë me të dashurin, Gentin, ka qenë në përgatitje e sipër të unazave të fejesës.Po, po, të fejesës, pasi dyshja, të cilët siç ka thënë vetë Ingridi, bashkëjetojnë; mesa duket e kanë ndarë mendjen për zyrtarizim tanimë. Nuk e dimë ende nëse në një të ardhme të afërt do të ketë martesë, por miq pranë çiftit kanë thënë se prej disa kohësh ata po planifikojnë angazhimin serioz ndaj njëri-tjetrit, pasi marrëdhënia dashurore është konsoliduar.Genti, një djalë që merret me biznes në kryeqytet, prej më shumë se një viti është i lidhur me Ingridin.

KOHA VIZION
YouTube Preview Image