Fondacioni Studenti organizoi në Ulqin -“Të rinjtë në qendër të vëmendjes”

September 26, 2010   | Ngjarjet - Events

FONDACIONI “STUDENTI”

Njoftim për media

Fondacioni “Studenti” organizoi të shtunën në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin uorkshopin njëditor në kuadër të realizimit të projektit “Të rinjtë në qendër të vëmendjes”. Në kuadër të tij u mbajtën tri ligjërata që trajtojnë probleme të ndryshme si stresi te fëmijët, adoleshenca, të kuptuarit e sjelljes së fëmijës nga prindërit etj.

Ligjëruesi kryesor ishte prof. dr. Edmond Dragoti nga Departamenti i Psikologji – Pedagogjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale – Universiteti i Tiranës. Po ashtu ligjëruan psikologet Suela Dibra – Kaca dhe Ardita Kovaçi.

Në uorkshop morën pjesë rreth 40 vetë të moshave të ndryshme, përfshirë gjimnazistë, studentë, mësimdhënës dhe prindër.

Projekti “Të rinjtë në qendër të vëmendjes” realizohet me mbështetjen e Fondit për Pakica.

I.Kallaba