Java e Ambientit

September 29, 2010   | Ngjarjet - Events

Të nderuar qytetarë, paaftësia dhe keqpërdorimet e pushtetit aktual e kanë rënduar shumë gjendjen ekonomike, sociale, arsimore dhe kulturore të komunës sonë,  mirëpo një ndër dëmet më të mëdha ia ka shkaktuar papastërtia e ambienteve ku ne jetojmë.

Si pasojë e keqmenaxhimit të buxhetit dhe administratës nga qevertarët, punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit kanë rroga të ulta dhe nuk iu paguhen regullish dhe ajo qe na brengos te gjitheve eshte se territori i komunës është shndërruar në një deponi të madhe.

Ndotja masive po kërcënon burimin kryesor të të ardhurave tona, turizmin, dhe  është duke rrezikuar edhe vetë shëndetin e qytetarëve.

Duke patur parasysh rëndësinë jetike të pastërtisë, por edhe domethënien simbolike të këtij elementi, Forca e Re Demokratike ndërmerr si iniciativë Javën  e Pastërtisë, e cila do jetë  e mbushur me aktivitete të shumta që do kenë të bëjnë me pastërtinë dhe cilësinë e mjedisit.

Ne sot e shpallim të hapur këtë javë për të rritur vetëdijen qytetare për rëndësinë e mjedisit dhe nevojën e pastërtisë dhe për të dhënë shpresën që kjo komunë mund të pastrohet lehtë dhe se mjafton të ekzistojë vullneti dhe kapaciteti pozitiv i politikanëve që qeverisin.

Gjithashtu me anën e kësaj jave Forca dëshiron të tregojë se ka ardhur koha që Komuna e Ulqinit jo vetëm të pastrohet nga plehrat, deponitë e egra, mbetjet urbane dhe ujrat e zeza por të pastrohet gjithashtu edhe qeverisja e keqe, aferat e ndryra që bëhen në kurriz të buxhetit të popullit, paaftësia dhe korrupsioni.

Pastrimi do të bëhet duke filluar nga Kruçi deri në Bunë, dhe nga Kodrat deri në Sukubinë.

Prandaj ne i ftojmë qytetarët e komunës së Ulqinit të marrin pjesë në aktivitetet tona
dhe që të bashkohen të gjithë në përpjekjet tona për të pasur në të ardhmen një Komunë të pastër e dinjitoze.

Kryetari i Forcës
Nazif Cungu
YouTube Preview Image