Rejhana kosovare!

September 29, 2010   | Lajmet / Vijesti

Dikush mund të thotë se emri i saj nuk është Rejhana po kjo është me së e vërtetë.

Këngëtarja nga Gjilani, Rejhana Morina ka vazhduar karrierën e saj muzikore ndërkaq shumë kush mendon se emri i saj është një “nickname”.

Megjithatë, Rejhana e ka këtë emër dhe ai është adash i emrit Rihanna, këngëtare shumë e popullarizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, vlerat e saj muzikore lënë për të “dëshiruar” dhe as që nuk mund të krahasohen fare me ato të Rihanna’s. Edhe pse këngëtarja duket se e ka idol këngëtaren ameikane.
Sidoqoftë për këto vlera më së miri mund të gjykojnë lexuesit dhe shikimi i spotit  që këngëtarja e ka lansuar së fundmi.

Gazeta Express