Ana Oksa thyen heshtjen 5 vjecare
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Ana Oksa thyen heshtjen dhe vjen në tregun diskografik italianme një album të ri tepër të fuqishëm. Albumi i titulluar “Proxima”përmban 11 këngë mes tyre “Tutto l’amore intorno” e shkruar nga Ivano Fossati. “Dopo la neve” e “Apri gli occhi” të Pacifico. Media italiane e përshkruan albumin si një projekt të fuqishëm në të cilën zëri i Ana Oksa kthehet edhe një herë për të mahnitur dhe kënaqur simpatizantët. Në këtë album Ana Oksa bashkëpunon me një grup muzikantësh dhe dj të rinj. Albumi ka një arrangjament të ri që bën që disku të vendoset ndër albumet më mira të kohëve të fundit. “Albumin ia kushtoj të rinjve të cilëve ndjej se kam për tu thënë dicka”- thotë Ana Oksa në një intervistë për tg com.





