Fustani jo i përshtatshëm i Dafina Zeqirit

September 30, 2010   | Lajmet / Vijesti

Në fakt gjithmonë shquhet për look-un dhe imazhin e saj shumë seksi dhe joshës. Nuk gabon kurrë në veshje dhe gëzon gjithmonë admirimin e të gjithëve. Por, ja që për Dafinën qëllon që të ketë edhe ndonjë dështim të vogël. Ky fustan, që shihet në foto, është një ndër të preferuarit e Dafinës. Edhe pse i rri pak i ngushtë tek pjesa e gjoksit, përsëri këngëtarja nuk e ka pasur problem ta veshë, madje edhe të pozojë. Në këtë mënyre format trupore duken edhe më seksi, ndërkohe që Dafina është shumë e gatshme të qëndrojë aq kohë sa i duhet fotografit për të pozuar, shkruan portali shqiptar Balkanweb.

YouTube Preview Image