Ansambli SHOTA për të parën herë në Ulqin

October 1, 2010   | Kulturë / Kultura

Në kuadër të bashkëpunimit kulturorë ndërmjet Ulqinit dhe Kosovës më datën 6 tetor në orën 19.30 minuta në Pallatin e Kulturës do të japë një koncert me këngën dhe valle ansambli profesional ’’SHOTA’’.

Koncerti mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës Gëzim Hajdinaga

Ansambli ’’SHOTA’’ për të parën herë në një formacion të këtij lloji në Ulqin.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga


Ansambli “Shota” jep koncert në Ulqin

Ulqin, 2 tetor – Në kuadër të bashkëpunimit kulturor ndërmjet Ulqinit dhe Republikës së Kosovës, javën e ardhshme, pikërisht më 6 tetor në Pallatin e Kulturës, do të japë një koncert me këngë dhe valle ansambli i mirënjohur profesionist ’’Shota’’ nga Prishtina.
Koncerti mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës, Gëzim Hajdinaga, raporton KosovaLive.
Opinioni kulturor, jo vetëm i Ulqinit, por edhe nga viset tjera shqiptare në Malin e Zi, si Ana e Malit, Kraja, Tivari, Malësia, por edhe nga qyteti fqinj Shkodra, kanë mirëpritur lajmin e ardhjes së artistëve kosovarë, edhe shprehin interesimin e madh për ta ndjekur këtë koncert.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga thotë për KosovaLive se Ansambli ’’Shota’’ vjen për here të pare në këtë formacion në Ulqin.
“Gjatë sezonit turistik në Festivalin kulturor tradicional ‘Skena verore’, në Ulqin janë prezantuar ansamble të ndryshme e të njohura skenike e muzikore nga Kosova. Ansambli ‘Shota ‘, jo vetëm për ulqinakët, sjell freski artistike dhe shënon vazhdimin kulturor të Ulqinit me Kosovën”,- shprehet kryetari Hajdinaga.

KOHA NET
YouTube Preview Image