Soni Malaj dhe Mirko, “buenos dias” nga Spanja…

October 1, 2010   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Soni Malaj siç duket ka gjetur komoditetin e kërkuar në krahët e Mirkos, djaloshit që i “vodhi” zemrën gjatë spektaklit “Dancing with the stars Albania”. Momentalisht, çifti po jeton në Sevilla të Spanjës, vend ku Mirko po ushtron biznesin e tij.

Soni nuk ndjehet aspak e vetmuar, pasi çdo ditë shijon bukuritë e këtij vendi si dhe në çdo kohë atë e vizitojnë kolegë dhe familjarë të ndryshëm. Së fundmi ishte Sinan Hoxha, ai i cili u largua nga Shqipëria për pak kohë për t’i kushtuar vëmendje koleges, apo siç e quan ai “motrës” së tij, Sonit. Gjatë qëndrimit të Sinanit në Sevilla, Soni dhe Mirko kanë përgatitur një pritje madhështore si dhe darka luksoze.

Sa i përket aspektit profesional, muaj më parë Soni lançoi albumin e ri, por për mungesë kohe nuk i bëri as promovim dhe pikërisht ky fakt duket se ka bërë që i gjithë mundi t’i shkojnë huq. I dëgjuar në radio, nga ky album ka dalë vetëm një hit, “Kalle mos ta nin”, ndërsa klipi i këngës nuk është vizituar aq shumë për arsye se, tashmë Soni ka nënshkruar një kontratë me një kompani që mban të drejtën e publikimit të klipeve dhe këngëve të saj. Ndërkohë në YouTube klipi mund të shikohet vetëm me pagesë./GO /

2