Ulqini arkeologjik (2), Monumente të lashta dhe atraktive

October 4, 2010   | Reportazh / Reportaža

Gërmimi i dherave duke bërë të dalin themelet e kështjellës duke krijuar rrezik të madh, duhet të jetë shqetësim shkencor dhe i pushtetit komunal, kurse, në fund mendoj seështë kriminale që nuk i është kushtuar kujdes shpellës nën shkëmbin e kështjellës, sepse shpella është gjithashtu një mjedis që grish turizmin kulturor në qytetin e Ulqinit.

6. Mbishkrimi ne latinisht ne nje monument te copetuar ne kater fragmente murosur ne lartesine gati 3 metra majtas ne strukturen pas Portes veriore te Keshtjelles te personazhit historikt Delfino eshte nje dokument epigrafik i pabotuar dhe i paperkthyer ne shqip.

7. Ne hamamin e Ulqinit, nje monument me atraktivitet te madh turistik, ka gjurme te nje terme me te hershme. Ne murin e xhamise prane jane dy monumente: nje mbishkrim ne italishten venedikase dhe nje friz me mermer kristalik te bardhe te Parosit ku eshte skalitur nje rozete me cilesi artistike, qe i takon periudhes helenistike (shek. III p.e.s.).

8. Kroi i Gjeranave. Struktura ndertimore I takon nje ndertimi monumental te shekullit XV. Aty eshte nje steme heraldike qe ka te skalitur nje skud, ku eshte figura e qenit molos ose epiroto – ilir, simbol I besnikerise dhe qendrueshmerise. Kjo steme heraldike I ka takuar nje familjeje patricore te rendesishme ne Ulqin, vendase. Kjo steme duhet mbrojtur, per te mos u vjedhur dhe shkaterruar, duhet vendosur domosdoshmerisht ne nje mjedis te mbyllur muzeor, kurse nje kopje e stemes origjinale mund te vendoset te platform e kroit. Mbas platformes vura re tunelin e gdhendur ne shkemb, nje ndertim inxhinierik hidrik i shkelqyer. Ne teresi kjo fontane me steme eshte monument urban qe parakupton nje shesh dhe nje rruge perpara vetes. Nje germim arkeologjik pa dyshim i zbulon keto elemente ndertimore te lidhur me fontanen.

9. Me 7 shtator 2010 se bashku me Ismet Kallaben, Gazmend Kovacin dhe Anton Lulgjurajn e vume ne jete nje ide te vjeter, per te zbuluar enigmen e relievit mbi murin ballor te keshtjelles prane molit. Relievi e gur te verdhe shtufor, i vendosur ne lartesi afer 12 metra nga niveli i bregut, ka nje figure te gdhendur te paidentifikuar deri me sot. Per cudi per kete reliev jane botuar shkrime duke supozuar se relievi eshte shume i vjeter dhe perfaqeson figuren e hyut ilir te ujerave, Bindit etj. Me ndihmen e nje shkalle zjarrfikesish u ngjita dhe e pashe shume afer relievin. Pashe qarte figuren e shqiponjes me krahet e hapura, me koken dhe sqepin djathtas. Figura e shqiponjes eshte demtuar nga erozioni. Per mua qe e qarte me ne fund se shqiponja e relievit eshte sipas standardit ikonografik te simbolit heraldik te Bizantit, te epokes se Justinianit te Madh (shek. VI). Simboli perandorak i shqiponjes se Bizantit ne formen e tij me te hershme me nje koke me sqepin djathtas, eshte nje zbulim dhe sqarim perfundimtar i enigmes se relievit kaq shume te diskutuar. I falenderoj miqte e mi, ulqinake, qe se bashku e beme “ekspediten” e vogel te verifikimit okular, in situ te figures heraldike. Kjo shqiponje ne gur ka qene pjese perberese e nje monumenti brenda Kalase, eshte riperdorur me vone gjate rindertimit dhe restaurimit te keshtjelles venedikase te Ulqinit ne shekullin XV.

10. Vezhgimet e mia te mesiperme jane subjekte shkencore qe kerkojne thellim te metejshem. Po e perfundoj kete shkrim duke vene ne dukje se duhet pasur kujdes ne rrafshin arkeologjik. Muri mesjetar, ne hyrje te malit, pjese fortifikimi duhet shpallur monument kulture nen mbrojtjen e shtetit, germimi i dherave duke bere te dalin themelet e keshtjelles duke krijuar rrezik te madh, duhet te jete shqetesim shkencor dhe i pushtetit komunal, kurse, ne fund mendoj se eshte kriminale qe nuk i eshte kushtuar kujdes shpelles nen shkembin e keshtjelles, sepse shpella eshte gjithashtu nje mjedis qe grish turizmin kulturor ne qytetin e Ulqinit.

Në hamamin e Ulqinit, një monument me atraktivitet të madh turistik, ka gjurmë të një terme më të hershme. Në murin e xhamisë pranë janë dy monumente: një mbishkrim në italishten venedikase dhe një friz me mermer kristalik të bardhë të Parosit ku është skalitur një rozetë me cilësi artistike, që i takon periudhës helenistike (shek. III p.e.s.).

Dr. Moikom Zeqo
Koha Javore
YouTube Preview Image