Rrezart Cungu i pari në Mal të Zi

October 5, 2010   | Ngjarjet - Events, Sporti / Sport

Turniri në Budvë: Rrezart Cungu i pari në Mal të Zi

Definitivisht Rrezart Cungu u rendit i pari në Mal të Zi.

Në turneun treditorë të tenisit për grupmoshën 12-vjeçare që u mbajt prej datës 02 deri me 04 tetor në Budva, përsëri triumfoi Rrezart Cungu.

Ditën e parë Rrezarti fitoi Emin Dizdareviq me rezultatin 9:0. Ditën e dytë mundi Miro Mirkoviqin me rezultatin 9:4. Ndeshja me Vllado Konjeviq zgjati tre seta dhe Rrezarti fitoi 2:1 (3:6;6:4;6:1).

Finalja u mbajt me datën 04 tetor me Ilija Djuroviq. Në një ndeshje shumë atraktive Rrezarti fitoi me rezultatin 6:3 dhe 6:2.

Me këtë fitore Rrezarti fitoi 220 poen dhe tash u radhit në vendin e pare në Mal të Zi me 990 poenë.

Ulqin, 05.10.2010

KT ”Bellevue”