Medina Zaga nga Ulqini udhëheq dhe drejton Samitin e Liderëve Ballkanik

October 6, 2010   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Medina Zaga vajza e Osman Zages me preardhje nga Ana Malit sot gjindet në qender të mediave balkanike.Medina Zaga eshte nje studente nga Ulqini,ku ajo  ishte   udhëheqëse dhe drejtuese  e Samitit të Lidereve Ballkanik te mbajtur me 22 shtator 2010 në Manhatan të New York-ut.
Shkrimin e Medinës dërguar portalit tonë të cilën po e botojmë në tërësi e dergojë z.Xheladinn Zeneli .
Ku të njajten e përktheu nga anglishtja:Xheladin Zeneli

Samiti i Liderëve Ballkanik dhe Federata e Shoqatave  Amerikano-Ballkanike

Organizata në përbërjen e së cilës janë disa të rinj të dedikur amerikan me prejardhje nga shtetet ballkanike, dhe e cila quhet Federata e Shoqatave Amerikano-Ballkanike (FEBA) ,respektivisht Këshilli Afarist i kësaj organizate, ndihmoj me sukses organizimin e Samitit të Liderëve Ballkanik, me 22 shtator 2010.Liderët botëror, kryetarët e shteteve,kryeministrat, ministrat e punëve të jashtme, liderët e bisneseve të ndryshme, udhëheqësit  fetar,gazetarë,artistë,akademikë dhe personalitete të tjerë të profesioneve të ndryshme muarën pjesë në këtë tubim të rëndësishëm i cili u mbajtë hotelin prestigjioz “Waldorf-Astoria” në Manhatan të New York-ut.Diskutimi kryesor ishte koncentruar rreth temës  “Të Bëhet Europa Një: Kompletimi i Ballkanit në Integrimet Euro-Atlantike”.

Federata e Shoqatave Amerikano-Ballkanike (FEBA) është themeluar nga një grup i amerikanëve ballkanik , misioni  i të cilëve është promovimi i kulturës dhe gjuhëve të Ballkanit me qëllim që të forcohen lidhjet kulturore dhe edukative në mes të popullit amerikan dhe popujve të Ballkanit.Kjo organizatë,gjithashtu organizon aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative lidhur me Ballkanin dhe kulturën e tij duke theksuar vazhdimisht rëndësinë e dialogut dhe paqës. Përmes Samitit vjetor të Liderëve të Ballkanit kjo Organizatë ,realizon misionin e vet të prezentimit të trashigimnisë ballkanike,të tolerancës dhe mirëkuptimit përpara liderëve botëror njëkohësisht duke ndarë së bashku qëllimet dhe idealet e njëjta, e gjithë kjo duke marrë në konsiderim, dallimet etnike, fetare dhe gjuhësore të regjionit ballkanik.

Is një ndër drejtuesit e Këshillit Afarist të FEBA-s, kam pasur nderin të drejtoj dhe udhëheq me ceremoninë e këtij tubimi muajin e kaluar duke i mirëpritur mysafirët e nderuar dhe duke i paraqitur folësit special të kësaj mbrëmjeje.Unë,bashkë me anëtarët e tjerë të Këshillit Afarist punojmë shumë në pregatitjen dhe organizimin e aktiviteteve tona dhe në shpërndarjen e mesazhit të FEBA-s tek populli amerikan,por edhe tek popujt e Ballkanit.

Dëshirojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë të kemi përkrahje të konsiderueshme,përkrahje kjo e cila do të ndikojë edhe më shumë në determinimet tona.

Medina Zaga

Studente në Baruch College (N.Y)

Anëtare e Këshillit Drejtues të FIBA-s

www.balkanamerican.org
Përktheu nga anglishtja:Xheladin Zeneli


YouTube Preview Image

3