Leonora Jakupi realizon videoklipin e këngës – I harruar

October 7, 2010   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja kosovare, Leonora Jakupi, ka treguar se ajo sapo ka përfunduar këto ditë këngën e saj më të re, të titulluar “I harruar”.  “Sapo kam realizuar videoklipin e këngës më të re “I harruar”. Teksti është i shkruar nga Avni Qahili dhe është incizuar në studion e Don Arbas. Ndërsa videoklipi është xhiruar në Shqipëri në bashkëpunim me një produksion maqedonas dhe së shpejti do të lansohet në media”, ka thënë këngëtarja për Telegrafi  Leonora ka treguar që ky vit nuk ka qenë shumë i këndshëm për të, sepse ka përjetuar disa fatkeqësi në familjen e saj, prandaj edhe ka qenë e obliguar që disa projekte t’i lerë për më vonë.
YouTube Preview Image