Noizy, se shpejti prezanton “Living The Dream”

October 9, 2010   | Lajmet / Vijesti

Pasi ka prezantuar për një muaj rresht këngët më të reja, Noizy ka bërë të ditur se tashmë “MIXETAPE” është gati dhe shumë shpejt do ta prezantojë në tregun muzikor.

Noizy ne concert

Titulli i saj do të jetë “Living The Dream”. Në atë shqipen* e vet, ai ka shpjeguar për fansat nëpërmjet një mesazhi: “Mixtape, s’ka datë të saktë ende, sepse nuk ndodhem në Shqipëri për momentin, por për ju (fansat) do të mundohem që të shpejtoj gjithçka. Disa kong që janë shkatërrim total…

1 – Undergrownd

2 – Nëse ta lypi

3 – Krejt Ghetto

4 – Watch Where U Walk

(se ka puseta të hapura hhahhaa, bëj shaka këtë e shtova vetë unë hahaha), 5 – I need A Girl. – 6 Mos M’rrej mu. 7 – Plot sene. 8 – Z’ditën me lyp fam. 9 – I pa Zëvendësueshëm and much more. Ju dua. Pa ju nuk kisha mujt… Për momentin në Norway, Osloooo.” Albumi mendohet të publikohet përpara fundit të këtij viti.

YouTube Preview Image

Sh2

1