Real1: Unë dhe Dj Blunt jemi një

October 9, 2010   | Lajmet / Vijesti

Real1, realizimet muzikore të të cilit janë gjithmonë në bashkëpunim me DJ Blunt, thotë se ata tashmë janë bërë si një grupi i pa ndashëm.

“Pse gjithmonë me DJ Blunt? Sepse me DJ Blunt jemi së pari shumë shokë të mirë dhe kemi punuar që nga fillimi bashkë, prej kohës në ´NR URBAN ROOTS´. Jemi bërë si grup dy vetë”.

“Por dallimi mes neve është se ai është DJ e unë MC. Është vërtet një kombinim i mirë. Për instrumentalet gjithmonë përkujdeset DJ Blunt, ndërsa për tekstet unë”, ka thënë Reali1 për Telegrafi.com.

Relal1, emri i vërtet i të cilit është Ilir Zhita, ka zbuluar se për sezonin dimëror ata së shpejti do të vijnë në treg edhe me një videoklip.

“Jemi shumë të angazhuar për këtë sezon dimëror. Momentalisht jemi duke punuar me një këngë të re dhe së shpejti do të lansohet me videoklip. Gjithashtu kemi një bashkëpunim me ‘2po2’ kemi edhe shumë këngë të reja por dëshiroj të mbesin sekret, por së shpejti do të dalin në treg”.

Reperi më tej është shprehur shumë i kënaqur edhe me suksesin e tij që ka arritur deri tash.

“Unë personalisht jam shumë, shumë i kënaqur me suksesin tim. Punoj shumë rreth muzikës. Muzikën e kam me të lindur dhe shumë thjeshtë – jeta ime është e gjitha muzikë.

Është një ndjenjë shumë e mirë kur unë bëj muzikë hip-hop dhe unë jetoj prej saj dhe është një sukses shumë i madh për mua”, ka përfunduar Real1.

YouTube Preview Image