Zajmina thyen rekordin

October 17, 2010   | Lajmet / Vijesti

Që me fillimin e këtij edicioni të festivalit “Kënga Magjike” kanë filluar edhe komentet e fansave nëpër rrjete të ndryshme sociale siç është për shembull facebook-u, por edhe në site të tilla si youtube…

Zajmina Vasjari nudo ne plazh

Nga vëzhgimi që kryem nëpër këto adresa, na rezulton se një ndër konkurrentet më të klikuara në intenet është edhe vajza sensuale e ekranit të vogël, Zaimina Vasjari. Kënga e saj “1 me 6” e kompozuar nga Flori Mumajesi, i ka bërë menjëherë për vete fansat, duke e klasifikuar Zaiminën në vendet e para sa i përket klikimeve në internet… Kështu Zaimina ka arritur të renditet e dyta pas duetit të Juliana Pashës dhe Luiz Ejllit, me më shumë se 12 mijë klikime, por kujdes nuk ka kaluar ende një javë nga publikimi i këngës së saj…

Veç këngës një tjetër element që i ka shtuar shumë pikë Zait është edhe performanca e shkëlqyer e saj në koordinim të plotë me vijën melodike… Ndonëse finalja do të bëhet e mundur për të dhe për këdo tjetër vetëm falë votave të kolegëve, ne kemi bindjen që bukuroshja e skenës shqiptare do të rrëmbejë një çmim në natën e madhe. Bravo Zajmina!

Bluetooth

YouTube Preview Image