PAN-levdate per Z. Sejdin Dino Mehmeti nga Ulqini

October 18, 2010   | Kulturë / Kultura

PAN (Partner alle Nationen = Partner i te gjitha kombeve) – Levdate (Njohje)
PAN-levdate per Z. Sejdin Dino Mehmeti nga Ulqini – nenkryetar i PAN shoqates Austriako-Malazeze.

PAN-levdata i ndahet organizatave joprofitabile ose personave si diplomat “te qetë” te respektuar për vepra te jashtëzakonshme dhe per kontribut të partneritetit ndërkombetar dhe miqësise ne mes te shteteve. Kjo levdate (njohje) ne Austri eshte unike dhe konsiderohet si lloj i njohjes (levdates) shteterore.

Pervec Z. Sejdin Dino Mehmeti ambasadorit tone “te qete” ne Austri, levdaten e kane pranuar edhe kryetari i rrethit 23 te Vjenes, Z. Manfred Wurm dhe sekretaresha gjenerale e shoqates, Znj. Mr Milena Wildenauer. Ne menyre solemne dhe nen pranin e mysafirve te larte si dhe medieve austrijake, levdata u dorezua nga ambasadorja malazeze ne Vjene, Zonja Dragana Radulovic.

Z. Sejdin Dino Mehmeti me projektet e tija sic jane: takimi interkulturor “Mali i Zi pershendet Vjenen”, shkembimi i nxenesve te gjimnazit te Ulqinit dhe gjimnazit GRG 23 te Vjenes, shkembimi i nxenesve te shkollave te muzikes se Malit te Zi dhe qytetit te Vjenes, koncerte te grupeve te ndryshme muzikore ne Ulqin, Kotor dhe Podgorice, si dhe turniri internacional ne futboll per te rinj i mbajtur ne Vjene, vite me rradhe ka dhene kontributin e tij te palodhshem per afrimin e Malit te Zi dhe Austrise.
Si referent dhe lider integrues i administrates Vjeneze – sekcioni MA 17 per integrim dhe diversitet, Z. Mehmeti ofron ndihme te palodheshme dhe keshillime popullit tone dhe popujve tjere te Ballkanit, per integrim dhe participim ne shoqerine Austriake.
Ne projektin e tij te fundit “Le te njohim Malin e Zi” ne kooperim me Ambasadorin Austriak, zoteri Pammer, Ministrine e Puneve te Jashtme, konkretisht Z. Vesko Garceviq, Ministrin e pakicave ne Mal te Zi, Z. Ferhat Dinosha, ka organizuar takime miqesore te mysafireve te larte austriak me institucione te ndryshme dhe politikan malazez, me moton “People face to face”.
Aktivisht dhe me kontinuitet punon edhe ne projekte te tjera, e vecanerisht ne perhapjen e imazhit pozitiv ne sferen e turizmit dhe participimit te Malit te Zi ne Unionin Europian.

Vjene, 15.10.2010

Melisa Mehmeti
YouTube Preview Image

1